Nën temën ICONIC, marka franceze e çantave për femra e meshkuj ka organizuar një event tërësisht të veçantë, për të festuar 1-vjetorin e saj në Shqipëri.
Tema dhe estetika e eventit u frymëzuan nga një prej linjave kryesore të saj, ajo ICONIC, e cila është dizenjuar që të mbetet e përdorshme e në gardërobë për disa gjenerata, e të transmetohet nga një brez në tjetrin si modele ikonike dhe e pakohë.
Eventi ICONIC nga “Lancaster Paris” kishte të ftuar një grup të veçantë personazhesh nga bota e medias, muzikës e influencues të modës të cilët u argëtuan duke kryer aktivitete kreative dhe festive në resortin më të madh e të veçantë në vend “Melia Durrës” (me standarde ndërkombëtare me 5 yje)
Çdo gjë nisi si një rrugëtim me një vizitë në dyqanin ekskluziv të “Lancaster Paris ” që ndodhet në katin e parë në Galerinë “ETC” për të zbuluar dhe provuar koleksionin e ri të çantave që kjo markë ofron e më pas u nisën drejt resortit “Melia Durrës” për të përjetuar një nga eksperiencat më të veçanta e të paharrueshme të tyre.
ERALDO REXHO GAZETAR
“Jam shumë i lumtur që ndodhemi në `Melia Resort` për të celebruar 1-vjetorin e `Lancaster Paris`. `Lancaster` prej 1 viti është pranë shijeve femërore dhe mashkullore, çdo shqiptar mund ta gjejë veten në dyqan, që ndodhet në katin e parë. Sot jemi mbledhur plot miq të mirë për të festuar këtë. Një nga investimet më të mëdha që është bërë në rivierën shqiptare, `Melia Resort` flet shqip tashmë. Përveç `Lancaster`, festojmë edhe këtë vizitë të parë të personazheve të njohur të ekranit në `Melia Resort`.”
“Lancaster Paris”, e pozicionuar si markë brenda segmentit modern luksoz dhe fin të artikujve të lëkurës dhe aksesorëve, bashkon dizajnin bashkëkohor me materiale të cilësisë së lartë dhe një mjeshtërie të shkëlqyer, duke përdorur një kombinim të teknikave moderne dhe tradicionale.
Pasi u bë një nga liderët në produktet e luksin e aksesueshëm nga një gamë e gjerë blerësish në Francë, ata sot janë një nga lojtarët kryesorë në të gjithë botën në segmentin modern të luksit dhe janë prezent në 5 kontinente: Europë, Azi, Australi, Amerikë dhe Afrikë, në më shumë se 1,400 dyqane kryesore.
Të gjitha këto cilësi aprovohen edhe nga imazhet më të njohur të ekranit shqiptar, të cilët gjatë eventit të dedikuar, u njohën me historinë shumëvjeçare të markës.
BRUNILDA LAHE GAZETARE & MODERATORE
“Me aq resorte sa kam patur fatin të vizitoj, mund të them se është absolutisht i niveleve ndërkombëtare. E befasuar me madhështinë e resortit, mënyrën sesi është organizuar, më të gjitha lehtësitë dhe komoditetin e dhomës. Jam shumë e lumtur që `Lancaster` është rritur 1 vjeç në Tiranë dhe më kanë ftuar të jem pjesë e eventit më të veçantë ndonjëherë. 24 orë e shkëputur nga gjithçka e rutinës së përditshme. Një grup personazhesh që njohin cilësinë dhe finesën e markës.”
CINDY MARINA MODERATORE & INFLUENCER
“Jemi këtu sot me `Melia Resort` bashkë me `Lancaster Paris`. Është një event, ku jam e lumtur që jam pjesë. Është një brand prestigjioz. Po festojmë 1-vjetorin e `Lancaster Paris` në Shqipëri, një brand ndërkombëtar që vjen në Shqipëri dhe bën një event të tillë. Është një gjë shumë e madhe. `Melia Resort` është një resort madhështor. Duket sikur jemi në një vend, në një plazh ëndrrash, por jemi në Shqipëri.”
Ditëlindja e parë e “Lancaster Paris” u festua mes miqve të mirë, ambienteve mahnitëse, por edhe me momente argëtuese dhe kreative për të ftuarit, të cilët patën mundësi të merrnin pjesë në një orë arti, përgjatë së cilës pikturuan çantat e markës së “Lancaster Paris”, duke i personalizuar sipas stilit të tyre. Një eksperiencë që prej tyre u cilësua si më e veçanta e realizuar ndonjëherë.
Davide Ravizza, Drejtori commercial per “Lancaster Paris” për Europën e Azinë, shprehet i befasuar jo vetëm për organizimin e eventit, bukurinë e resortit dhe vlerësimin e të ftuarve për markën, por mbi të gjitha për pritjen e mirë që tregu shqiptar i ka bërë markës “Lancaster Paris” gjatë këtij viti të parë në vend.
Ai shprehet se e sheh me shumë potencial tregun tonë dhe që shumë shpejt “Lancaster Albania”, pozicionuar në një qendër unike si Galeria “ETC”, do të jete një nga pikat referente të markës në Europë.
Çdo gjë u mbyll me një darkë festive të organizuar nga “Melia Durrës”, resorti më i madh në rajon, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në turizmin shqiptar.
Më datë 14 Prill, 2023, holli i Galeria ETC u shndërrua në një pasarelë mode ku së bashku me modelët e vegjël të Venus Academy, promovuam koleksionet e reja 2023 të tre markave ndërkombëtare për fëmijë me dyqane fizike në Galeria ETC:
Marka internacionale Society Limonta ka hapur dyert për herë të parë në Shqipëri në katin 1 të Galeria Etc. Me më shumë se 20 vite eksperiencë marka me origjinë italiane njihet si marka që bëri revolucion në veshjet shtëpiake. Society Limonta është një pikë referimi për inovacionin e tekstilit në sektorët e veshjeve dhe mobilimit. Ashtu si në botën e modës, koleksionet përditësohen me ndryshimin e stinëve, sepse shtëpia është një zgjatim i personalitetit tuaj dhe kërkon një stil unik që përshtatet me mjedisin tuaj ideal. Marka italiane vesh shtëpinë tuaj me pasion dhe kujdes duke krijuar kombinime të pafundme materialesh dhe ngjyrash për dhomën e gjumit, tryezën e ngrënies dhe tualetin. Frymëzuar nga e shkuara Society Limonta sjell kombinime kompletesh me pëlhura natyrale dhe të rafinuara. Luksi ka të bëjë me krijimin e një produkti që transmeton cilësi dhe emocione që tërheqin shqisat. Society Limonta, ekskluzivisht në Galeria Etc!
ADRESA
Galeria ETC, Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000
ORARI
E Hënë – E Premte 09:00 -21:00 E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00
Nëse nuk e dini ende se ç’të dhuroni këtë fundvit, besojini guidës së Jona Spahiut
Prej disa ditësh Tirana është mbështjellë nga manteli i dritave vezulluese, të cilat duket sikur përqafojnë çdo rrugë e shesh të saj. Fasadat e ndriçuara të dyqaneve e qendrave tregtare, zbukurimet shumëngjyrëshe, shtëpizat e drurit, zërat melodikë të fëmijëve që rendin të kapin babagjyshin dhe drerët e tij, plotësojnë në mënyrë harmonike pamjen e kryeqytetit ketë mes dhjetor.
Ku ka festa, ka edhe dhurata dhe moderatorja e blogger-ja e njohur Jona Spahiu ka filluar t’i përgatisë që tani.
Nuk është aspak e lehtë të gjesh atë të duhurën, neve vajzat e dimë më së miri këtë, por në Galeria ETC, strukturën e vetme multidimensionale në qendër të Tiranës, do të gjeni gjithçka që ju nevojitet. Nga kati i parë deri në të fundit, kjo qendër bashkëkohore ju ofron një larmi produktesh dhe shërbimesh, të cilat plotësojnë të gjitha nevojat tuaja.
Si një mama e një djali të vogël, por edhe një mbese disamuajshe, Jona e di mjaft mirë sa e rëndësishme është të blejë për ta veshjet dhe aksesorët e duhur. Gërshetimi i cilësisë superiore të pambukut ekologjik, çmimeve të arsyeshme dhe dizajnëve unikë janë gjithçka për të cilat fëmijët kanë nevojë në çdo moment të ditës dhe etapë të jetës së tyre, ndaj ajo zgjedh Mayoral.
“Jepi një femre një palë këpucë dhe ajo do të pushtojë botën. Jepi çantën e ëndrrave Lancaster Paris dhe do të ketë gjithë botën brenda.” Brand-i i njohur që shënjon që prej fillimit të viteve ’90 historinë e modës franceze ofron modelet më klasike dhe ikonike të çantave, kuletave dhe valixheve të udhëtimit që do të rivitalizojnë look-un tuaj.
Shtëpia, e ëmbla shtëpi, ka nevojë për prekjen magjike të Glamour Home, që do t’i bëjë këto festa të paharrueshme. Një oaz plot klas e stil unik, ku do të gjeni dekoret perfekte për shtrimin e tryezës festive dhe arredimit të çdo këndi të shtëpisë duke sjellë mjeshtërinë italiane më pranë jush.
Sipas traditës, minutat e para të vitit të ri duhet t’ju gjejnë duke u puthur me njeriun e zemrës nën veshtull, pa harruar edhe të brendshmet e kuqe fatsjellëse. Për bashkëshorten, të dashurën, motrën apo edhe shoqen nuk do të kishte një dhuratë më të bukur se setet e intimo-ve dhe këmishët e natës më cilësore dhe të bukura të firmave Bluebella dhe Chantelle që i gjeni në Natty Lingerie.
Të dizajnuara për të hidratuar dhe ushqyer lëkurën nga koka te këmbët, produktet e The Body Shopdo t’i japin trupit tuaj prekjen e mëndafshtë që aq shumë ju nevojitet. Advent Calendars janë një MUST për këtë sezon festiv, ndaj bëjini tuajit sa më parë.
Të vendosësh se çfarë duhet t’i veshësh të vegjëlve gjatë festave nuk është e lehtë, por qendra GALERIA ETC në qendër të Tiranës me dyqanet Mayoral, Du pareil…au meme, Lilu kids, dedikuar të gjitha moshave nga më të vegjlit e deri në moshën 16 vjeçare jua ofron këtë mundësi.
Ne po ju sjellim një kaspulë me veshje festive nga ato me dekore babagjyshësh e deri te materialet klasike të velutit, nga tartani klasik, dizenjoja skoceze – mbretëresha e festave, te lëkura, protagoniste e këtij fundviti, e në fund te detajet si çorapet me dantellë e karficat elegante me fjongo.
Ajo që duhet të keni parasysh kur zgjidhni një veshje nuk është vetëm që ata të duken bukur, por të ndihen komodë, praktikë dhe elegantë në të njëjtën kohë, pa harruar këtu dhe shijet personale të tyre, që shpesh manifestohen që në moshë të hershme. E këtë gjë ju a mundëson pa dyshim të gjitha markat e fëmijëve që gjeni në GALERIA ETC të cilat ofrojnë jo vetëm mundësi zgjedhjesh në ngjyra e materiale, por edhe në çmime mjaft të favorshme.
Le t’u hedhim një sy kartolinave të tyre të urimit me veshjet e koleksioneve më të fundit të këtyre dyqaneve.
ADRESA
Galeria ETC, Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000
ORARI
E Hënë – E Premte 09:00 -21:00 E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00
Dekorimi i një tryeze mikpritëse për festat e fundvitit është kthyer në traditë për të gjithë ata që mezi i presin këto festa. Një shtrim elegant dhe i rafinuar për festat e fundvitit nga Glamour Home është gjithmonë zgjedhja ideale, pasi gjeni çdo produkt që ju duhet, deri në detajet më të vogla. Sugjerimi ynë fillon me setin bestseller të pjatave “Vintage Nutcracker” nga marka italiane Easy Life. Ky set vjen për ju si një kujtim i bukur nga e kaluara, për t’ju kthyer dhe një herë në memorie ndjesitë e ëmbla të fëmijërisë. Dekoruar me elemente festive në mënyrën më elegante, ky model klasik i arrëthyesit me dizajnin e famshëm kuadratik të kuq është thjesht fantastik. I kompletuar me të gjitha enët e domosdoshme, madje dhe me mbulesë tavoline, e bën këtë set një domosdoshmëri për çdo fundvit në shtëpinë tuaj.
Për sa i përket setit shoqërues të serviseve pa hezitim përmendim markën luksoze Zviceriane SolaSwiss. Me një cilësi premium 18/10, material Platinium punuar në sipërfaqe të shkëlqyeshme dhe dizajn unik.
Për të shtuar lartësi dhe harmoni në dekor sugjerojmë shandanet e kristalit që pasqyrojnë dritat dhe i japin më shumë shkëlqim tryezës tuaj. Ky dekor festiv plotësohet edhe më shumë me qirinjtë aromatikë Enzo De Gasperi, në veçanti ai me kanellë dhe black forest. Për ta mbyllur, i shtojmë një prekje origjinaliteti dhe natyre, me disa degë bredhi të gjelbërta dhe voilà, një tjetër kujtim i bukur për t’u ruajtur në memorje.
ADRESA
Galeria ETC, Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000
ORARI
E Hënë – E Premte 09:00 -21:00 E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00
Për disa, Shkurti është një muaj emocionues, një kohë e mbushur me dhurata për ditën e Shën Valentinit apo momente të ëmbla me njerëzit e zemrës. Gjetja e aktiviteteve argëtuese për të bërë në ditën e Shën Valentinit nuk duhet të jetë e mërzitshme apo klishe. Të kërkosh ide të reja emocionuese për këtë ditë të veçantë, si psh një “date-night” kreativ, apo për të testuar receta të reja gatimi, është një justifikim i shkëlqyer që të ndryshosh rutinën dhe të bësh vend në planet e tua, për një mundësi të re që të shprehësh dashurinë. Kjo festë nuk ka të bëjë vetëm me kartolinat, lulet, apo filmat romantikë. Bëhet fjalë për t’u thënë njerëzve më të rëndësishëm për ju, se i vlerësoni dhe i doni, qoftë kjo përmes një dhurate të mirëmenduar apo kohës cilësore të shpenzuar sëbashku. Frymëzohu për dashurinë duke shprehur ndjenjat e tua familjes, miqve dhe sigurisht, njeriut tënd të zemrës. Galeria ETC është një mundësi e mrekullueshme për të zbatuar planifikimet e mirëmenduara, në një aspekt më intim dhe më emocional. Një ditë ideale feste fillon me përzgjedhjen e dhuratës perfekte.
Nëse jeni në buxhet dhe dëshironi të nxirni më të mirën e mundshme nga një blerje ekonomike, sugjerimet tona na orientojnë drejt e tek LeFutur! Futu brenda në botën unike të dyqanit më të veçantë të dhuratave në kryeqytet. Me shumë pak shpenzime do të gjeni një dhuratë argëtuese, që do të mbetet si kujtim i bukur për gjithë jetën.
Sugjerimi i rradhës ju dërgon në librarinë Bookland. Një dhuratë, vlera e së cilës nuk matet me asgjë dhe vjen ne një paketim të kuruar, me temë romantike.
Sugjerimi i rradhës ju dërgon në librarinë Bookland. Një dhuratë, vlera e së cilës nuk matet me asgjë dhe vjen ne një paketim Nëse libri s’është ende zgjedhja optimale, ne ju drejtojmë në ndalesën e rradhës: Glamour Home. Ky destinacion ju siguron se nuk do të dilni duarbosh. Në dyqanin më të veçantë të dekoreve, mund të zgjidhni midis qindra fragrancave dhe qirinjve aromatikë, kornizave unike për të ruajtur kujtime të ëmbla, arushave prej pelushi, apo dhe setet e kuzhinës për t’i servirur partnerit dhe familjes suaj një darkë speciale për Shën Valentin.
Nëse dhuratat nuk janë gjuha juaj e dashurisë, ne ju orientojmë drejt shërbimeve të ndryshme që ofrohen në qendrën tonë. Selfie Museum Albania, risia e fundit në Galeria ETC ju mundëson të krijoni një album fotosh ndër më të veçantat, me kënde speciale për Shën Valentin, për ju dhe të dashurit tuaj.
Një kohë speciale për ju dhe të dashurit tuaj mund ta zbuloni në Perfect Beauty Zone, mes gamës së gjerë të shërbimeve estetike që ofron.
Më pas, për të shijuar këtë ditë romantike, rezervoni takimin tuaj në Living District Restaurant, me një menu të kuruar për një drekë apo darkë të paharrueshme.
Galeria ETC ju ofron një gamë të gjerë zgjedhjesh për t’i thënë “Të dua” gjysmës tuaj, me dhuratat më të veçanta nga dyqanet ekskluzive si Lancaster Paris, Natty Lingerie, apo marka ndërkombëtare luksoze Luisa Spagnoli.
Për një mbyllje të paharrueshme, shijoni fragrancat e veçanta të markave luksoze ndërkombëtare të parfumeve që Cryptic Haute Parfumerie ofron.Frymëzohu për dashurinë mes zgjedhjeve të shumta që do të gjesh në Galeria ETC, për t’i treguar të dashurve të tu, se për ju, ata vlejnë!
ADRESA
Galeria ETC, Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000
ORARI
E Hënë – E Premte 09:00 -21:00 E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00
Historia e nje stilisti francez teatri, i cili i dha ngjyra e alegri botës së veshjeve për fëmijë.
Brandi francez i veshjeve për fëmijë Du Pareilau même (DPam) së shpejti hap për herë të parë dyert në Shqipëri. DPam është pjesë e garderobës së fëmijëve francezë prej më shumë se 30 vitesh duke modernizuar tregun që në fillesat e tij. Firma njihet për një vizion të veçantë me ngjyra radiante e motive unike, dhe mbi të gjitha njihet për cilësinë e shkëlqyer të sjellë me çmimeekonomike.
Dyqani i parë DPam është hapur në vitin 1986. Ai u krijua nga një stilist teatri që përdori kreativitetin e skenës plot imagjinatë me synimin për të krijuar veshjet shumëngjyrëshe e të larmishme. Kjo filozofi ndiqet dhe sot, ndaj dhe veshjet DPam jane sa unike po aq edhe universale. Sot, dyqanet DPam i gjen në mbi 30 shtete kudo në botë me veshje për çdo rast e për çdo moshë, nga të sapolindurit e deri tek adoleshentët.
DPam do të thotë liri. Shumëllojshmeria e produkteve krijon shumë hapësira për siknronizime, me idenë që fëmijët të vishen e të kombinohen vetë në përditshmëri sipas shijeve të tyre. Duke respektuar personalitetin e klientëve të vegjël, DPam u ofron një eksperinencë të këndshme që do t’i shoqërojë ata ndër vite.
DPam do të jetë një prej dyqaneve të reja që do ti shtohen Galeria ETC prej muajit Tetor.
ADRESA
Galeria ETC, Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000
ORARI
E Hënë – E Premte 09:00 -21:00 E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00
Këto janë veshjet që i duhen çdo fëmije gjatë sezonit të vjeshtës
Ndonëse temperaturat ende të ngrohta të këtyre muajve të parë të vjeshtës na bëjnë akoma “të ëndërrojmë” për një verë që s’ka fund, ajo pritet të trokasë së shpejti me temperaturat e saj tipike e bashkë me të edhe ndërrimi i gardërobës. Nëse pyetja që ju mundon më së shumti është “Si t’i veshim fëmijët këtë sezon?” Mayoral, lider i padiskutueshëm i prodhimit të veshjeve për fëmijë nga 0-16 vjeç, është zgjidhja e duhur. CILËSIA dhe KOMODITETI janë dy termat që përcaktojnë më së miri koleksionin vjeshtë-dimër të brand-it të suksesshëm spanjoll. Të frymëzuara nga natyra printet, teksturat dhe ngjyrat e dizajneve të këtij koleksioni, krijojnë një ndjesi komoditeti përmes veshjeve funksionale dhe në modë.
Zbuloni se cilat janë veshjet që duhet të keni këtë sezon:
Xhupat me mbushje: Anoracs ose xhupat me mbushje janë shumë në modë këtë sezon. Komode dhe tejet praktike, modelet e koleksionit vjeshtë-dimër mund të përdoren nga të dyja anët. Punimi karakteristik me tegel eksploron forma të reja si rrethore, të drejta ose rombe duke rinovuar kësisoj anën e tyre estetike.
Punimi me thurje: Punimi me thurje, protagonisti i vërtetë i këtij sezoni, rikthehet me stile të reja. Kardigani është i domosdoshëm në koleksionin e djemve, ndërsa koleksioni i vajzave përmban jelekë, të kombinuar me fustane me motive lulesh apo këmisha me jakë maxi, si dhe pulovra me reliev dhe qëndisma, veçanërisht ato me motive country.
XhinsiPavarësisht stinës në të cilën ndodhemi, xhinsi nuk duhet mungojë kurrë në gardërobën tuaj. Përveç siluetave klasike, duhet të keni gjithashtu pantallona të gjera dhe veshje xhins me rripa.
Teksturat Rënia e temperaturave nuk ka pse t’ju trembë, pasi teksturat e veshjeve të Mayoral do t’ju mbajnë ngrohtë. Pantallonat e kadifenjta, xhaketat me lesh sintetik dhe poliestër, veshjet e pelushit dhe fanellat do t’ju pasurojnë pamjen e vogëlushëve tuaj dhe do të jenë aleatët e tyre më të mirë në ditët e ftohta.
Printet Nga elementët e universit të lojërave, te flora dhe fauna e pyllit, pa harruar kuadratët klasikë, printet e këtij koleksioni eksplorojnë një spektër të gjerë për çdo shije. Blloqet e ngjyrave, të pranishme në të gjitha llojet e veshjeve, gërshetohen me elementët gjeometrikë dhe me një gamë nuancash të kundërta.
Veshjet e përditshme
Veshjet e përditshme zgjedhin një stil më të rastësishëm dhe sportiv, veçanërisht të rëndësishëm në bluzat, të cilat kanë mëngë të patinazhit, si dhe jakë dhe mëngë, të kombinuara me pantallonatë frymëzuara nga stili urban.
Boho romantike Koleksioni i vajzave dominohet nga ngjyrat e tokës, ku spikasin detajet e mjeshtërisë së punës me dorë. Ai përmban fustane dhe bluza (që kombinohen me paliçetat) me motivet e hojeve të mjaltit, mëngë të mbledhura, jakë maxi, mëngë të fryra dhe printet me lule.
Aksesorët plotësues Koleksioni vjeshtë-dimër 2022 nuk përmban vetëm veshje, por edhe akesorë plotësues siç janë kapelat në formë kove, një MUST i pakohë në çdo sezon. Ju mund t’i përshtasni sipas dëshirës me pëlhurat dhe teksturat e trasha. Fanny packs, ose siç njihen ndryshe çantat marsupio, vazhdojnë të shquhen për komoditetin dhe funksionalitetin e tyre. Te çantat marsupio për vajza, rripi me ndarje të vogla, ka një funksion praktik, por edhe estetik. Çantat e shpinës duken më trendy falë shumëllojshmërisë së ngjyrave të përdorura.
ADRESA
Galeria ETC, Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000
ORARI
E Hënë – E Premte 09:00 -21:00 E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00