Veshje dhe lodra për ditë praktike dhe argëtuese për fëmijët
Dyqani “Mayoral” u kthye këtë verë në destinacionin e preferuar për mamatë dhe fëmijët për opsionet e shumta të veshjeve e aksesorëve që ofron për
ÇFARË THONË KLIENTËT TANË?
Dyqani “Mayoral” u kthye këtë verë në destinacionin e preferuar për mamatë dhe fëmijët për opsionet e shumta të veshjeve e aksesorëve që ofron për
Galeria ETC e ka një zgjidhje mjaft praktike për të gjithë prindërit që nuk lëvizin dot me të vegjlit e tyre nga Tirana në këto
E shikoni këtë abazhur të vogël në formë arushi? A nuk ju duket paksa i llastuar apo lozonjar? Po kjo xhirafa e gjatë që po
Nëse ka një kohë të vitit kur stili dhe moda bëjnë një debut të madh, ajo është pa dyshim pranvera. Si pemët që fillojnë të lulëzojnë dhe ngjyrat e përzierja fillon të rikthehet në natyrë, kështu edhe garderoba jonë kërkon një rinovim për të reflektuar freskinë dhe vitalitetin e sezonit. Në këtë valë të ringjalljes së natyrës, një element që nuk mund të neglizhohet është canta.
Çantat janë një nga aksesorët që na vijnë ndërmend të parat për t’u ndërruar me ndryshimin e stinës. Tashmë që pranvera ka nisur të gjithë jemi sy e veshë nga furnizimet e reja për të bërë zgjedhjen e duhur dhe që më e rëndësishmja, rrallë mund t’i shohim në qytet.
Çfarë ju sugjeron LIVING për këtë? Lancaster Albania!
Në këtë artikull do ju tregojmë super çantat me ngjyrat më “IN” të momentit, që vërtetë janë një dashuri me shikim të parë, të cilat kanë arritur në ambientin e Lancaster Albania, në Galerinë ETC. E nëse do i keni në gardërobë, nuk do t’i ndërroni me asgjë tjetër.
Jo vetëm pamja, por edhe cilësia e këtyre “perlave” është elementi që do ju mbetet në mendje, e kudo të jeni do të flisni për to.
*Për të pare të gjitha modelet dhe ngjyrat e Lancaster Albania ju ftojme te vizitoni faqen: www.etcshop.al
Tirana sapo ka nisur të ndiejë atmosferën e fundvitit. Dritat, ambientet e zbukuruara me shije, pemët me madhësi nga më të ndryshmet, këngët e Krishtlindjes që dëgjohen tek-tuk në ndonjë bar apo dyqan, janë tringëllimat e para që kapërcimi i viteve po afron. Ndjesia festive për t’i gëzuar këto ditë ndihet ngado e mbi të gjitha në galerinë ETC ( Europian Trade Center ) që në momentin e parë që fut këmbët e deri kur del me ndjesinë që vetëm kjo qendër mund të të ofrojë.
Kati i parë i galerisë është shndërruar në festën e bukur ku çdokush mund të krijojë kujtime me zbukurimet e dyqanit “ Glamour Home “ duke krijuar kartolinën e tij për të vijuar me katet më lart, ku mund të gjesh gjithçka për të dashurit tuaj, që nga dhuratat për fëmijë e deri tek të dashurit e zëmrës. Një larmi zgjedhjesh që ofrohen me një shërbim cilësor të krijojnë ndjesinë e mirë që një dhuratë nuk është vetëm një mendim i bukur, por edhe një ndjesi e mirë që vetëm kjo qendër mund të të ofrojë.
Kështu që mos hezitoni të bëni një ndalesë në Galerinë ETC, sepse ju sigurojmë qe jo vetëm do zgjidhni dhuratën e duhur, por do mund të blini dhe diçka për vete.
Marka Qeeboo, një nga markat më interesante të arredimit të viteve të fundit, e cila sapo ka mbërritur nga Italia në dyqanin Glamour Home, Galeria ETC.
Çfarë janë këto objekte dekorative kaq… të veçanta?
Objektet e Qeeboo qofshin ato kafshë, fruta apo objekte të thjeshta si karrige, janë krijuar për të sjellë në jetë imagjinatën tonë dhe shprehin gjendje mendore, emocionale, shpirtërore ku secili prej tyre tregojnë miliona histori. Objektet janë krijuar në bashkëpunim me disa nga dizajnerat më të njohur në botë, të cilët së bashku kanë arritur të ndërthurin personalitetet dhe stilet e tyre unike në një mënyrë kaq unike, argëtuese dhe narrative.
Qeeboo propozon për blerësin e shijeve të veçanta aksesorë për zbukurimin e ambienteve si abazhurë, karrige dhe tavolina që mbajnë mbi supe vlera të larta artistike, kuptimore dhe mesazhe të rëndësishme, elementë këto që e bëjnë fjalën “aksesor” kaq të vakët dhe të pavend krahasuar me rëndësinë dhe artin që gjendet në secilin abazhur, karrige apo tavolinë Qeeboo.
Ne ju sugjerojmë të vizitoni dyqanet Mayoral (veshje për fëmijë) dhe The Entertainer (rrjeti më i madh anglez i lodrave) për të bërë tuajat veshje dhe lodra të veçanta për argëtim pafund në plazh.
Në Mayoral do të gjeni bikini të bukura për vajza dhe pantallona të shkurtra për djem, kapele të lehta plazhi për bebe dhe fëmijë deri në 14 vjeç, prodhuar me pambuk organik dhe material që mbron fëmijët nga rrezet UVA dhe UVB, dizajnuar dhe prodhuar në Spanjë.
Në dyqanin The Entertainer kanë mbërritur mbi 300 lodra të reja nga Anglia, lodra zhvillimore dhe sete të plota për lojëra të ndryshme në plazh. Lodrat janë krijuar me qëllim krijimin e aftësive të reja mendore, motorike dhe emocionale tek fëmijët.
The Entertainer ofron një gamë të gjerë lodrash dhe setesh për vajza dhe djem, të prodhuara me materiale të sigurta dhe të çertifikuara për cilësi e siguri.