Për të gjithë dashamirësit e librit, kjo pranverë sjell një mundësi të veçantë për të pasuruar bibliotekën personale. Panairi i Librit në Librarinë Bookland rikthehet në muajin prill, duke sjellë për herë të parë ulje deri në 60% në qindra tituj në gjuhën shqipe.
Në panair do të gjeni një përzgjedhje të gjerë librash për të gjitha grupmoshat dhe shijet – nga literatura për fëmijë, te romanet për të rritur, nga bestseller-ët më të fundit, te klasikët e pavdekshëm. Të apasionuarit pas fiction-it, por edhe ata që preferojnë non-fiction, do të kenë mundësinë të zgjedhin mes titujve më të përfolur dhe më të kërkuar në treg.
Ku dhe kur zhvillohet panairi?
Panairi do të jetë i hapur nga 11 deri më 20 Prill, në ambientet e Galeria ETC, kati i dytë, në Librarinë Bookland. Për ata që nuk kanë mundësi të vizitojnë librarinë fizikisht, ofertat vlejnë gjithashtu edhe online, duke e bërë më të lehtë se kurrë për të gjithë lexuesit që të përfitojnë nga këto çmime të favorshme.