Panairi i Librit rikthehet edhe këtë pranverë në Bookland, me ulje deri në 60%

Për të gjithë dashamirësit e librit, kjo pranverë sjell një mundësi të veçantë për të pasuruar bibliotekën personale. Panairi i Librit në Librarinë Bookland rikthehet në muajin prill, duke sjellë për herë të parë ulje deri në 60% në qindra tituj në gjuhën shqipe.

Në panair do të gjeni një përzgjedhje të gjerë librash për të gjitha grupmoshat dhe shijet – nga literatura për fëmijë, te romanet për të rritur, nga bestseller-ët më të fundit, te klasikët e pavdekshëm. Të apasionuarit pas fiction-it, por edhe ata që preferojnë non-fiction, do të kenë mundësinë të zgjedhin mes titujve më të përfolur dhe më të kërkuar në treg.

Ku dhe kur zhvillohet panairi?
Panairi do të jetë i hapur nga 11 deri më 20 Prill, në ambientet e Galeria ETC, kati i dytë, në Librarinë Bookland. Për ata që nuk kanë mundësi të vizitojnë librarinë fizikisht, ofertat vlejnë gjithashtu edhe online, duke e bërë më të lehtë se kurrë për të gjithë lexuesit që të përfitojnë nga këto çmime të favorshme.

Dhuratat ideale për 7-8 mars, të gjitha në ETC

Festat e 7-8 marsit po trokasin, vetëm pak ditë na ndajnë nga dita ku nënat, motrat, shoqet apo mikeshat tona do të pushtohen nga dhuratat e bukura dhe unike.

Por që të ndodh vërtetë kështu, duhet të gjejmë vendin ideal se ku mund t’i blejmë këto dhurata. Në këtë artikull ne do ua tregojmë 3 vendet më të mira ku mjafton të futeni dhe do të gjeni çfarëdo që ju duhet.

Të gjithë e njohin dikë që i pëlqen të lexojë, kështu që një kalim në Bookland, për një titull të veçantë do të ishte dhurata më e mirë po për një person të veçantë. Aq më tepër tani që përfitoni dhe nga rasti për t’i marrë me 20% zbritje. Si mund të bëjë një vajzë apo një grua pa asetet më të bukura dhe elegante në shtëpi. Kështu që na besoni kur ju themi se në Glamour Home do të mrekulloheni nga veçantia e produkteve dhe mbi të gjitha cilësia e tyre.

Mos të flasim më pas për atë që asnjë vajzë e asnjë grua nuk hedh asnjë hap jashtë shtëpisë nëse se ka me vete. Çantat! Dhe jo ato do si do, por një çantë nga Lancaster Paris do të ishte dhurata më e bukur që dikush do të merrte këtë fillim sezoni veror.

MAYORAL kujdeset për ty që nga çanta e maternitetit; Këto janë gjërat që duhet të kesh patjetër me vete

MAYORAL kujdeset për ty që nga çanta e maternitetit; Këto janë gjërat që duhet të kesh patjetër me vete

Kur vjen momenti që mamanë të përgatitet për lindje dhe kohën në maternitet, një nga detajet që shpesh nënvlerësohet është çanta që duhet të marrin me vete.
Por edhe nëse ju ndodh ta nënvlerësoni, Mayoral Albania kujdeset për çdo detaj duke jua lehtësuar këtë aspekt.

Përse është e rëndësishme?
Organizim dhe qetësi mendore
Me një çantë të mirëpërgatitur, në momentin që do të shkojmë në maternitet nuk kemi stresin e fundit për të menduar “çfarë të marr me vete”. Gjërat më të nevojshme janë aty, për bebin dhe nënën.

Përmban gjithçka që ju duhen për ditët në maternitet
Një çantë e plotë përfshin sende si rroba komode për nënën, pelena dhe rroba bebi, produkte higjene personale, dokumente mjekësore, biberonë, peshqirë dhe sende që bëjnë qëndrimin më të rehatshëm.

Përballim i situatave të papritura
Mund të ketë vonesa ose qëndrime më të gjata se ato të parashikuara. Me një çantë të mirë, jeni më të përgatitur për çdo skenar të dalë jashtë plani dhe nuk do të jeni në ankth për gjërat që mungojnë.

Mbështetje për lidhjen mamanë–fëmijë
Kur gjithçka që ju nevojitet është me ju, ju mund të përqendroheni më shumë në bebin dhe në momentet e para të lidhjes pa u shqetësuar për gjëra të tjera.

Si të zgjidhni një çantë të mirë për maternitet?
të ketë hapësira për organizimin e mirë të gjërave që do të merrni me vete.
të jetë material cilësor dhe lehtësisht e lëvizshme
të jetë e pajisur me doreza për lehtësi dhe komoditet.

Një vizitë në fundjavë në Galeria ETC: Çfarë të blini, ku të shkoni, etj.

Fundjava është momenti kur ne relaksohemi dhe marrim kohë për veten. Për ata që nuk kanë plane për fundjavë, një vizitë në ambientet e Galeria ETC do të ishte një ide e mirë për të zbuluar produkte të veçanta, libra që t’i lexoni gjatë verës, marka ndërkombëtare që mund t’i gjeni ekskluzivisht vetëm në Galerinë ETC, mundësi për argëtim, të shijoni ushqime të shijshme, trajtime fytyre e shumë të tjera.

Ju mund ta nisni fundjavën tuaj në Galeria ETC duke vizituar dyqanin Glamour Home (kati 0), ku mund të frymëzoheni nga stili dhe shija italiane e arredimit të shtëpisë apo ambienteve të tjera. Në Glamour Home do të gjeni vazot më të veçanta në qytet, sete pjatash dhe kuzhine të cilësisë më të lartë, lule dhe aksesorë të tjerë zbukurues për shtëpi.

Pasi të jeni frymëzuar nga bukuria e produkteve të Glamour Home, ju mund të vazhdoni vizitën në dyqanin The Body Shop (kati 0), ku mund të blini produkte 100% për kujdesin e lëkurës gjatë stinës së verës si dhe të provoni produktet e makeup apo parfumet me lule, 100% bio.

Pak metra më tutje ndodhen dyqanet Cryptic Albania (parfumeri) si dhe Le Futur (aksesorë të veçantë, çuditshëm, argëtues për përdorim vetjak/shtëpi). Në parfumerinë Cryptic Albania sapo ka mbërritur marka spanjolle e parfumeve Carner, prodhuar nga artizanë parfumesh në Barcelonë. Në dyqanin Le Futur do të gjeni një sërë aksesorësh të veçantë për t’i marrë me vete në plazh apo pushime, markën e njohur të syzeve të diellit Izi Pizi, e të tjera.

Më pas mund të ngjiteni në katin e parë dhe të bëni foto të bukura në Selfie Museum Albania, ku do të gjeni stendat më të veçanta për të bërë foto në Tiranë. Ju gjithashtu mund të vizitoni dyqanin Dimension Shoes ku do të gjeni këpucë, atlete të lehta verore dhe sandale me cilësi të lartë dhe çmime të leverdisshme.

Në katin e parë do të gjeni gjithashtu Butik Verona, dyqan me veshje për meshkuj ku kanë mbërritur këmisha të freskëta 100% lino për stinën e verës.

Në katin e parë do të gjeni gjithashtu dyqanin Natty Lingerie, ku do të zbuloni koleksionin e ri të rrobabanjove për plazh nga markat më të njohura italiane dhe franceze.

Pasi të bëni këtë rrugëtim në katin e parë, ju mund të vendosni të konsumoni një drekë në verandën e restorant Living District në katin e dytë. Living District ofron gatime dhe receta të veçanta nga kuzhina italiane dhe ajo franceze.

Pasi të keni konsumuar drekën tuaj, ju mund të vizitoni librarinë e famshme Bookland (kati 2), ku ju mund të zbuloni librat e rinj me histori romancë, thriller apo të tjera, për t’i lexuar gjatë pushimeve të verës.

Nëse vendosni të vizitoni Galerinë bashkë me fëmijët, ju keni mundësinë t’i lini fëmijët tuaj në këndin e mbyllur të lojërave Playlab (kati 2) i cili ka punonjës të dedikuar për t’u kujdesur për fëmijët tuaj ndërsa ju bëni shopping në Galerinë ETC në qetësinë tuaj.

Ju keni mundësinë të zbuloni koleksionet e reja të veshjeve për fëmijë nga 3 markat që kemi në katin e dytë (Mayoral, DPAM dhe Lilu Kids).

Dhe kështu ju mund të përmbyllni një ditë mjaft të këndshme dhe interesante duke eksploruar gjithçka që Galeria ETC ofron për ju dhe familjen tuaj.

Babagjyshi iku, por Lancaster Paris Albania vazhdon me uljet deri në 50% për çantat më “IN” të momentit

Festat mbaruan, por uljet e dimrit janë ato qe do të vazhdojnë të na i gëzojnë ditët këtë periudhë. E çfarë më shumë sesa një çantë elegante, cilësore dhe komode nga mëngjesi në darkë do na e “ngrohte” më shumë humorin.

Lancaster Paris Albania që tashmë e dimë se kujdeset mirë për cilësinë dhe komoditetin, kujdeset fortë edhe për portofolin tuaj…

Me uljet e dimrit deri në 50% do të keni mundësinë të zgjidhni çantën që ju pëlqen dhe përshtatet…, kështuqë çfarë po prisni???

Dyqanin fizik Lancaster Paris Albania e gjeni në katin e parë të Galerisë ETC, ose duke porositur online në @lancasteralbania!

Jo me hap, por me vrap!!! Ulje fantastike ju presin këto ditë në MAYORAL

Me nisjen e janarit mund te themi zyrtarisht se jemi në stinën e dimrit dhe ditët e ftohta duhet të jenë të përballueshme më së miri për vogëlushët tuaj. Në dukje super “cute”, por thelbësorja me cilësi maksimale, në dyqanin e Mayoral Albania do të gjeni veshje për fëmijët tuaj me ulje fantastike. Që i ftohti të mos jetë fjala e tyre kryesore nga mëngjesi në darkë, Mayoral Albania e ka zgjidhjen… Çfarë po prisni???

Dyqanin fizik e gjeni në Galerinë ETC, kati II ose për porosi online në @mayoralalbania !

25% ulje në çdo dekor festiv të “Glamour Home”; Tryezë elegante dhe dhurata unike për njerëzit e zemrës

Tryeza e fundvitit bën bashkë jo vetëm njerëzit e zemrës, por është edhe një organizim për të cilën përpiqemi që detajet të jenë sa më tërheqëse për syrin. Besojmë se të gjithë e kemi një mendim se si do të duket tryeza jonë atë mbrëmje, por kur elementet që kemi menduar për dekor nuk i gjejmë dot, kjo mund të na shkaktojë stres. Kështuqë tashmë ju e dini vendin se ku nuk do t’i mungonte asgjë tryezës dhe shtëpisë tuaj. Glamour Home si çdo fundvit e ka bërë tashmë dhuratën për ju, duke përfituar çdo dekor festiv me 25% ulje. Detaje që njihen për elegancën dhe cilësinë maksimale. Madje nëse ende nuk i keni bërë gati dhuratat për njerëzit tuaj të dashur, stresi merr fund në botën magjike të Glamour Home dhe Galerisë ETC.

Nga kujdesi për veten deri tek veshjet elegante, çfarë do të gjeni këtë sezon festash në Galerinë ETC

Në zemër të Tiranës, nën dritat e ngrohta të festave të fundvitit, Galleria ETC shndërrohet në destinacionin më të bukur për blerje, dhurata dhe momente të paharrueshme. Me përzgjedhje të markave ekskluzive, ambiente luksoze dhe atmosferë magjike, ETC është vendi ku çdo hap të çon drejt diçkaje të veçantë.

The Body Shop – Dhuratat që sjellin kujdes dhe magji

Në këtë sezon, The Body Shop shpërthen në ngjyra festive, aroma dimri dhe sete dhuratash të kuruara me përkushtim. Koleksionet e limituara me ekstrakte natyrale, paketimet e qëndrueshme dhe produktet ikonike e bëjnë çdo kuti dhurate një përqafim të ngrohtë. Ideale për të dashurit tuaj dhe për një moment dedikuar vetes.

Mayoral – Moda më e ëmbël për më të vegjlit

Mayoral është destinacioni i prindërve që duan të gjejnë veshjet perfekte festive për fëmijët e tyre. Koleksionet e fundvitit vijnë me dizajne elegante, copa të buta dhe ngjyra të gëzueshme, duke sjellë pamje të ëmbla, komode dhe plot stil. Për çdo fëmijë që pret me padurim magjinë e Krishtlindjes, këtu ndodhet veshja ideale.

Lancaster Paris – Elegancë franceze për dhuratat që vlejnë

Për ata që vlerësojnë luksin e vërtetë, Lancaster sjell çanta, portofola dhe aksesorë prej lëkurës së punuar me mjeshtëri. Modelet festive në nuanca të kuqe, të zezë, kremi dhe të arta janë zgjedhja perfekte për një dhuratë që mbetet përgjithmonë. Delikate, moderne dhe absolutisht elegante.

Living District – Tryeza që mbledh bashkë familjen dhe miqtë e që rrezaton festë

Në Living District gjeni frymëzimin e duhur për të transformuar shtëpinë në një oaz të ngrohtë festash. Nga dekorimet elegante deri tek ushqimet më të shijshme dhe cilësore, aty do të kaloni kohë të paharrueshme me më të dashurit tuaj. Në restorantin më të frekuentuar të momentit me rastin e festave që po afrojnë do të keni mundësinë të përjetoni magjinë vetëm me një rezervim.

Mayoral Albania fiton çmimin e 3-të në Europë: Një arritje e madhe për markën në Shqipëri

Mayoral Albania ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin e 3-të në të gjithë Europën. Ky çmim prestigjioz është një reflektim i punës së palodhur dhe dedikimit që marka ka investuar gjatë viteve për t’i ofruar konsumatorëve të saj një përvojë të shkëlqyer dhe produkte të cilësisë më të lartë.

Mayoral është një emër i njohur në botën e modës për fëmijë, i cili është i njohur për produktet e tij inovative dhe dizajnet e këndshme. Ky çmim i ka mundësuar atyre të radhiten ndër markat më të suksesshme dhe të njohura në tregun shqiptar, duke theksuar ndikimin dhe pranimin që marka ka fituar në tregun europian.

Përkushtimi ndaj kualitetit dhe shërbimit ndaj klientëve

Çmimi i 3-të në Europë nuk është thjesht një trofe për Mayoral Albania, por një vlerësim për angazhimin e tij ndaj kualitetit dhe shërbimit ndaj klientëve. Kjo arritje e rëndësishme nuk do të kishte qenë e mundur pa përkushtimin dhe pasionin e ekipit të Mayoral, i cili punon çdo ditë për t’i ofruar klientëve produkte të shkëlqyera dhe një shërbim të shkëlqyer. Po ashtu, klientët besnikë të markës kanë luajtur një rol kyç në këtë sukses, duke e mbështetur vazhdimisht markën dhe duke e rekomanduar atë për cilësinë dhe dizajnin e veçantë të produkteve të saj.