Në zemër të Tiranës, nën dritat e ngrohta të festave të fundvitit, Galleria ETC shndërrohet në destinacionin më të bukur për blerje, dhurata dhe momente të paharrueshme. Me përzgjedhje të markave ekskluzive, ambiente luksoze dhe atmosferë magjike, ETC është vendi ku çdo hap të çon drejt diçkaje të veçantë.
The Body Shop – Dhuratat që sjellin kujdes dhe magji
Në këtë sezon, The Body Shop shpërthen në ngjyra festive, aroma dimri dhe sete dhuratash të kuruara me përkushtim. Koleksionet e limituara me ekstrakte natyrale, paketimet e qëndrueshme dhe produktet ikonike e bëjnë çdo kuti dhurate një përqafim të ngrohtë. Ideale për të dashurit tuaj dhe për një moment dedikuar vetes.
Mayoral – Moda më e ëmbël për më të vegjlit
Mayoral është destinacioni i prindërve që duan të gjejnë veshjet perfekte festive për fëmijët e tyre. Koleksionet e fundvitit vijnë me dizajne elegante, copa të buta dhe ngjyra të gëzueshme, duke sjellë pamje të ëmbla, komode dhe plot stil. Për çdo fëmijë që pret me padurim magjinë e Krishtlindjes, këtu ndodhet veshja ideale.
Lancaster Paris – Elegancë franceze për dhuratat që vlejnë
Për ata që vlerësojnë luksin e vërtetë, Lancaster sjell çanta, portofola dhe aksesorë prej lëkurës së punuar me mjeshtëri. Modelet festive në nuanca të kuqe, të zezë, kremi dhe të arta janë zgjedhja perfekte për një dhuratë që mbetet përgjithmonë. Delikate, moderne dhe absolutisht elegante.
Living District – Tryeza që mbledh bashkë familjen dhe miqtë e që rrezaton festë
Në Living District gjeni frymëzimin e duhur për të transformuar shtëpinë në një oaz të ngrohtë festash. Nga dekorimet elegante deri tek ushqimet më të shijshme dhe cilësore, aty do të kaloni kohë të paharrueshme me më të dashurit tuaj. Në restorantin më të frekuentuar të momentit me rastin e festave që po afrojnë do të keni mundësinë të përjetoni magjinë vetëm me një rezervim.