Fundjava është momenti kur ne relaksohemi dhe marrim kohë për veten. Për ata që nuk kanë plane për fundjavë, një vizitë në ambientet e Galeria ETC do të ishte një ide e mirë për të zbuluar produkte të veçanta, libra që t’i lexoni gjatë verës, marka ndërkombëtare që mund t’i gjeni ekskluzivisht vetëm në Galerinë ETC, mundësi për argëtim, të shijoni ushqime të shijshme, trajtime fytyre e shumë të tjera.

Ju mund ta nisni fundjavën tuaj në Galeria ETC duke vizituar dyqanin Glamour Home (kati 0), ku mund të frymëzoheni nga stili dhe shija italiane e arredimit të shtëpisë apo ambienteve të tjera. Në Glamour Home do të gjeni vazot më të veçanta në qytet, sete pjatash dhe kuzhine të cilësisë më të lartë, lule dhe aksesorë të tjerë zbukurues për shtëpi.

Pasi të jeni frymëzuar nga bukuria e produkteve të Glamour Home, ju mund të vazhdoni vizitën në dyqanin The Body Shop (kati 0), ku mund të blini produkte 100% për kujdesin e lëkurës gjatë stinës së verës si dhe të provoni produktet e makeup apo parfumet me lule, 100% bio.

Pak metra më tutje ndodhen dyqanet Cryptic Albania (parfumeri) si dhe Le Futur (aksesorë të veçantë, çuditshëm, argëtues për përdorim vetjak/shtëpi). Në parfumerinë Cryptic Albania sapo ka mbërritur marka spanjolle e parfumeve Carner, prodhuar nga artizanë parfumesh në Barcelonë. Në dyqanin Le Futur do të gjeni një sërë aksesorësh të veçantë për t’i marrë me vete në plazh apo pushime, markën e njohur të syzeve të diellit Izi Pizi, e të tjera.

Më pas mund të ngjiteni në katin e parë dhe të bëni foto të bukura në Selfie Museum Albania, ku do të gjeni stendat më të veçanta për të bërë foto në Tiranë. Ju gjithashtu mund të vizitoni dyqanin Dimension Shoes ku do të gjeni këpucë, atlete të lehta verore dhe sandale me cilësi të lartë dhe çmime të leverdisshme.

Në katin e parë do të gjeni gjithashtu Butik Verona, dyqan me veshje për meshkuj ku kanë mbërritur këmisha të freskëta 100% lino për stinën e verës.

Në katin e parë do të gjeni gjithashtu dyqanin Natty Lingerie, ku do të zbuloni koleksionin e ri të rrobabanjove për plazh nga markat më të njohura italiane dhe franceze.

Pasi të bëni këtë rrugëtim në katin e parë, ju mund të vendosni të konsumoni një drekë në verandën e restorant Living District në katin e dytë. Living District ofron gatime dhe receta të veçanta nga kuzhina italiane dhe ajo franceze.

Pasi të keni konsumuar drekën tuaj, ju mund të vizitoni librarinë e famshme Bookland (kati 2), ku ju mund të zbuloni librat e rinj me histori romancë, thriller apo të tjera, për t’i lexuar gjatë pushimeve të verës.

Nëse vendosni të vizitoni Galerinë bashkë me fëmijët, ju keni mundësinë t’i lini fëmijët tuaj në këndin e mbyllur të lojërave Playlab (kati 2) i cili ka punonjës të dedikuar për t’u kujdesur për fëmijët tuaj ndërsa ju bëni shopping në Galerinë ETC në qetësinë tuaj.

Ju keni mundësinë të zbuloni koleksionet e reja të veshjeve për fëmijë nga 3 markat që kemi në katin e dytë (Mayoral, DPAM dhe Lilu Kids).

Dhe kështu ju mund të përmbyllni një ditë mjaft të këndshme dhe interesante duke eksploruar gjithçka që Galeria ETC ofron për ju dhe familjen tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *