MAYORAL kujdeset për ty që nga çanta e maternitetit; Këto janë gjërat që duhet të kesh patjetër me vete
Kur vjen momenti që mamanë të përgatitet për lindje dhe kohën në maternitet, një nga detajet që shpesh nënvlerësohet është çanta që duhet të marrin me vete.
Por edhe nëse ju ndodh ta nënvlerësoni, Mayoral Albania kujdeset për çdo detaj duke jua lehtësuar këtë aspekt.
Përse është e rëndësishme?
Organizim dhe qetësi mendore
Me një çantë të mirëpërgatitur, në momentin që do të shkojmë në maternitet nuk kemi stresin e fundit për të menduar “çfarë të marr me vete”. Gjërat më të nevojshme janë aty, për bebin dhe nënën.
Përmban gjithçka që ju duhen për ditët në maternitet
Një çantë e plotë përfshin sende si rroba komode për nënën, pelena dhe rroba bebi, produkte higjene personale, dokumente mjekësore, biberonë, peshqirë dhe sende që bëjnë qëndrimin më të rehatshëm.
Përballim i situatave të papritura
Mund të ketë vonesa ose qëndrime më të gjata se ato të parashikuara. Me një çantë të mirë, jeni më të përgatitur për çdo skenar të dalë jashtë plani dhe nuk do të jeni në ankth për gjërat që mungojnë.
Mbështetje për lidhjen mamanë–fëmijë
Kur gjithçka që ju nevojitet është me ju, ju mund të përqendroheni më shumë në bebin dhe në momentet e para të lidhjes pa u shqetësuar për gjëra të tjera.
Si të zgjidhni një çantë të mirë për maternitet?
të ketë hapësira për organizimin e mirë të gjërave që do të merrni me vete.
të jetë material cilësor dhe lehtësisht e lëvizshme
të jetë e pajisur me doreza për lehtësi dhe komoditet.