Dhuratat ideale të festave, vetëm në Galeria ETC

Besojmë se të gjithë biem në  një mendje këtë periudhë festash, që sikleti më i madh për të gjithë ne është zgjedhja e dhuratave për njerëzit tanë më të dashur apo si dhe ku do ta kalojmë kohën e bukur me ta.

Ku do t’i blejmë dhurata, a janë të duhura për nga cilësia, ku mund të drekojmë apo darkojmë me ushqim të mirë, çfarë do t’i dhurojmë vogëlushëve tanë, fëmijëve, nipërve apo mbesave, e shumë pyetje të tjera na qarkullojnë në kokë këto kohë. Por, a e dini se ju duhet të shpenzoni vetëm pak kohë në Galeria ETC për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve?

Në këtë artikull po ju tregojmë vetëm një pjesë të vogël të produkteve që mund t’ju frymëzojnë për dhurata këtë periudhë dhe kur ta vizitoni do të mahniteni nga magjia e festave e krijuar aty.

Glamour Home për një shtëpi plot glam

Mayoral mendon për vogëlushët tuaj

Shpalosni fantazinë me Bookland 

Një çantë Lancaster si një dhuratë e përditshme

Ndihu bukur si brenda dhe jashtë me Natty Lingerie dhe Luisa Spagnoli 

Dhe në fund kënaquni me shijen në Restorant Living 

Nisni vitin e ri shkollor me stilin dhe rehatinë e Mayoral, në Galeria ETC ka mbërritur koleksioni i fundit i rrobave për fëmijë!

Viti i ri shkollor po afron dhe është koha e duhur për të rinovuar garderobën e fëmijëve tuaj me stil dhe me cilësi të lartë! Në Galeria ETC, kati II, ka mbërritur koleksioni i ri i Mayoral – marka spanjolle që sjell rroba për djem dhe vajza të dizajnuara për çdo ditë të vitit.

Koleksioni për Vajza: Mbushni dollapin e vajzës tuaj me të gjitha trendet e fundit të cilat ju sigurojnë komfort. Koleksioni për vajza përfshin komplete, tuta, fustane, xhupa, pallto dhe më shumë, për të siguruar që vajza juaj të vishet bukur por edhe të ndihet rehat gjatë gjithë vitit shkollor.

Koleksioni për Djem: Nga kompletet e tutave deri te kostumet elegante, kemi gjithçka që i nevojitet djalit tuaj. Modelet tona janë të dizajnuara për të ndihmuar fëmijët tuaj të shfaqin individualitetin e tyre duke u ndier specialë. Pantallonat sportive me copë përforcuese për gjurin janë të domosdoshme për të ofruar komoditet dhe qëndrueshmëri gjatë lojërave dhe aktiviteteve.

Vizitoni Galeria ETC, kati II, për të zbuluar koleksionin tonë dhe për të siguruar veshje që janë të krijuara me kujdes dhe pasion dhe të dizajnuara për të përballuar çdo aventurë shkollore për fëmijët.

Veshje dhe lodra për ditë praktike dhe argëtuese për fëmijët

Dyqani “Mayoral” u kthye këtë verë në destinacionin e preferuar për mamatë dhe fëmijët për opsionet e shumta të veshjeve e aksesorëve që ofron për momente të ndryshme me materiale cilësore dhe detaje e veçanta. Për veshjet e bukura  të plazhit plot ngjyra dhe simbole, për kapelet e verës dhe sandalet e ujit, për kostumet e verës dhe fustanet elegante për vajzat e vogla. Koleksioni i verës ishte një hit për gjithë çfarë solli këtë sezon. 

Në “Mayoral” do të gjeni larmishmëri artikujsh të cilët do ti bëjnë këto ditë vere më praktike dhe komode për të gjithë fëmijët e moshës nga 0 – 16 vjeç nga bikinit e bukura për vajza, tek pantallonat e shkurtra për djem, kapelet e lehta plazhit për më të vegjlit  prodhuar me pambuk organik dhe material që mbron fëmijët nga rrezet UVA dhe UVB, të gjitha të dizajnuara dhe prodhuara në Spanjë. 

E ndërkohë që për prindërit veshjet e duhura, komode e praktike janë në fokus të stinës, për fëmijët rëndësinë e kanë lodrat. E ku ka më bukur kur ata mësojnë që në dyqanin e tyre të preferuar të lodrave angleze “The Entertainer” kanë mbërritur mbi 300 lodra të reja  zhvillimore dhe sete të plota për lojëra të ndryshme në plazh. Lodrat janë krijuar me qëllim krijimin e aftësive të reja mendore, motorike dhe emocionale tek fëmijët. 

The Entertainer ofron një gamë të gjerë lodrash dhe setesh për vajza dhe djem, të prodhuara me materiale të sigurta dhe të çertifikuara për cilësi e siguri.

Ne ju mirëpresim të vizitoni këto dy dyqane dhe të përfitoni nga ofertat e fund sezonit deri në -50% në shumë produkte. 

Mayoral ndodhet në katin e dytë kurse The Entertainer në katin e parë të GALERIA ETC, vëndi praktik dhe i blerjeve cilësore në qendër të Tiranës. 

Më poshtë gjeni disa foto produktesh nga markat Mayoral dhe The Entertainer.

Produkte nga Mayoral (Vizitoni faqen në Instagram për më shumë)

Produkte nga The Entertainer (Vizitoni faqen në Instagram për më shumë)

PLAYLAB – Një hapësirë socializimi dhe argëtimi për fëmijë e prindër, zgjedhja e duhur në këto ditë të nxehta verore

Galeria ETC e ka një zgjidhje mjaft praktike për të gjithë prindërit që nuk lëvizin dot  me të vegjlit e tyre nga Tirana në këto ditë të nxehta. 

Në qendrën tonë kemi këndin e lojërave Playlab, një hapësirë e bollshme e ndarë në dy hapësira të dedikuara: këndi plot lojëra për fëmijët dhe pjesa e kafenesë ku prindërit mund të shijojnë një pije të freskët dhe të socializohen apo njihen me prindër të tjerë ndërkohë që shohin fëmijët teksa luajnë.

Playlab është një ambient i pastër dhe i freskët për prindërit dhe fëmijët në ditët e nxehta të verës. Ky kënd lojërash njihet tashmë si destinacioni i argëtimit dhe zhvillimit për fëmijët e moshave 1-6 vjeç pasi përveç lodrave të shumta, në Playlab organizohen festa ditëlindjesh, festa të mëdha organizuar nga stafi si dhe klasa arti pothuajse çdo javë.

Playlab është i pajisur me lojërat më të fundit zhvillimore për fëmijë dhe u ofron fëmijëve jo vetëm argëtim me lojëra të ndryshme por edhe zhvillim të shumë aftësive. Tubi rrëshqitës dhe rrjeta kacavjerrëse i ndihmojnë fëmijët të shkathtësohen duke zhvilluar aftësitë motorike ndërsa shtëpia e kukullave apo parku i makinave i ndihmon ata jo vetëm të marrin role të ndryshme por edhe të mësohen të luajnë në grup dhe të bashkëveprojnë.

Ardhja në këtë kënd lojërash ofron më shumë se kaq për prindërit pasi Playlab ka menduar edhe për ta. Në Playlab kemi një “bar” të vogël dhe një hapësirë me tavolina dedikuar prindërve, që ata të relaksohen por edhe të socializohen me prindër të tjerë që vizitojnë Playlab. Prindërit kanë mundësinë që të vizitojnë qendrën dhe dyqanet me veshje dhe lodra për fëmijë në katin e dytë, ndërkohë që fëmijët luajnë të qetë nën kujdesin e stafit të Playlab. 

Jo vetëm kaq, por prindërit bashkë me fëmijët kanë gjithashtu mundësinë të konsumojnë një drekë të shijshme në restaurant Living District, i cili ndodhet në të njëjtin kat me Playlab (kati 2). 

Një tjetër hapësirë mjaft e veçantë e Playlab është veranda e gjatë e cila ka përballë të gjithë bulevardin Dëshmorët e Kombit duke ofruar kështu një pamje marramendëse. 

Prindërit shpesh zgjedhin të konsumojnë pijen apo të socializohen me njëri tjetrin në verandë, ndërsa fëmijët janë duke luajtur në ambientet e sigurta dhe të qeta të Playlab. 

Playlab ofron gjithashtu hapësira të jashtme (në korridorin ku ndodhet këndi) për karrocat e bebeve, të cilat shpesh krijojnë një “parking” të vogël rreth derës kryesore të Playlab. 

Ju ftojmë të zbuloni më shumë rreth këndit në fotot e mëposhtme dhe ju mirëpresim në Playlab, në Galeria ETC, kati i dytë. 

Çfarë janë këto objekte kaq… ndryshe? – Marka Qeeboo vjen në Glamour Home

E shikoni këtë abazhur të vogël në formë arushi? A nuk ju duket paksa i llastuar apo lozonjar? Po kjo xhirafa e gjatë që po mban abazhurin… a nuk çuditeni për forcën e dhëmbëve të saj? Kjo karrige është si vajzë e bukur koketë që i pëlqejnë shumë fjongot ngjyrë rozë. Le të mos flasim për lepurushët ndriçues… Kurse ky poltroni i vogël të tregon se çfarë të bësh, sikur ti nuk e di që duhet të ulesh aty… po të vë në lojë vallë? Këto qershitë e mëdha abazhur në cilën dhomë të shtëpisë e kanë vendin? Apo do t’i përdorim për ambientet e zyrës që njerëzit të mahniten sapo t’i shohin? 

Kjo është marka Qeeboo, një nga markat më interesante të arredimit të viteve të fundit, e cila sapo ka mbërritur nga Italia në dyqanin Glamour Home, Galeria ETC. 

Çfarë janë këto abazhurë kaq… të veçantë? 

Objektet e Qeeboo qofshin ato kafshë, fruta apo objekte të thjeshta si karrige, janë krijuar për të sjellë në jetë imagjinatën tonë dhe shprehin gjendje mendore, emocionale, shpirtërore ku secili prej tyre tregojnë miliona histori. Objektet janë krijuar në bashkëpunim me disa nga dizajnerat më të njohur në botë, të cilët së bashku kanë arritur të ndërthurin personalitetet dhe stilet e tyre unike në një mënyrë kaq unike, argëtuese dhe narrative. 

Qeeboo propozon për blerësin e shijeve të veçanta aksesorë për zbukurimin e ambienteve si abazhurë, karrige dhe tavolina që mbajnë mbi supe vlera të larta artistike, kuptimore dhe mesazhe të rëndësishme, elementë këto që e bëjnë fjalën “aksesor” kaq të vakët dhe të pavend krahasuar me rëndësinë dhe artin që gjendet në secilin abazhur, karrige apo tavolinë Qeeboo.  

Nëse deri tani keni parë brande dhe koleksione ku të gjithë elementët transmetojnë një mesazh kryesor në formë lineare, Qeeboo vjen me një trajtim të ri të konceptit “brand”, ku secili krijim i markës jo vetëm që ka diçka të rëndësishme për të thënë, por i serviret admiruesit të së bukurës dhe blerësit potecial si një libër i hapur për t’u interpretuar. Admiruesit e këtyre objekteve arreduese nuk janë më thjesht spektatorë pasivë por transformohen në analistë dhe opinionistë për mesazhin që po transmeton objekti. Objektet e nxisin blerësin të thotë diçka për to, atij i duhet të analizojë veprën që ka përballë dhe të dalë në një konkluzion mbi të. 

Këtyre objekteve nuk u ikën dot me një të hedhur të syve. Ato të magjepsin sapo i sheh, ti shtangesh dhe e gjen veten përballë një gjaegjëze që duhet se s’bën t’i japësh një përkufizim për atë çfarë po ndjen, imagjinon dhe përjeton… kaq i fortë është ndikimi që ato kanë në mendjen tënde. 

Ambientet e dyqanit Glamour Home janë kthyer në një copëz bote imagjinare me produktet e Qeeboo, dhe markave të tjera premium dhe elitare si Enzo De Gasperi, Easy Life, Green Pan etj., që vijnë ekskluzivisht për herë të parë në vendin tonë. Në dyqan kemi sjellë abazhurë të përmasave të ndryshme, nga arushët e vegjël që vendosen sipër komodinës, tek lepurushët me madhësi mesatare e duke vazhduar me qershinë gjigande apo xhiravën e gjatë abazhur, një nga aksesorët më unikë me të cilën mund të stiloni kopshtin e vilës tuaj. 

Qeeboo është një markë italiane me zyra qëndrore në Milano, në zemër të lagjes Tortona, një lagje ku gjenden shumë institucione arti dhe dizajni dhe ku shpesh prezantohen trendet më të fundit të dizajnit. Marka lindi në vitin 2016 si një lëvizje inovatore e një grupi elitar artistësh europianë (arkitektë, dizajnera industrialë dhe artistë interiori) kryesuar nga dizajneri industrial Stefano Giovannoni, për të sjellë artin kontemporan në ambientet tuaja në një formë të re të mënyrës sesi koncepti i një brandi i serviret blerësit dhe admiruesve të tyre si dhe mënyrës sesi vëzhguesit ndërveprojnë me krijimet e Qeeboo. 

Giovannoni ka punuar me kompani si Coca Cola, Samsung, Siemens, Telecom dhe Henkel duke krijuar produkte që kanë thyer rekorde shitjesh si dhe ka fituar dhjetëra çmime ndërkombëtare si dizajner produktesh. 

Pas një eksperience mjaft të gjatë duke krijuar shije të reja për audienca globale, Giovannoni ndjeu nevojën të krijojë një brand me një koncept të ri, shumë larg stereotipeve tradicionale të dizajnit industrial.

Giovannoni së bashku me disa artistë elitarë kanë arritur të ndërthurin personalitetet dhe stilet e tyre të veçanta në një mënyrë kaq unike, argëtuese dhe narrative. Ata mbështesin filozofinë që arredimi i shtëpisë shpalos identitetin dhe shijet tona. Format dhe simbolet e përzgjedhura mbajnë kuptime të përqafuara nga kushdo, janë objekte demokratike që nuk refuzohen dot nga asnjë shikues i tyre. 

Ky koncept i ri vjen në një periudhë kur vijat ndarëse midis hapësirave personale dhe profesionale po shkrihen dhe Qeeboo reflekton qartë këtë fenomen me sportivitetin që propozon në arredim të çdo ambienti. 

Qeeboo prodhon me materialet dhe standartet më të larta në treg dhe është gjithmonë në përmirësim me qëllim të prodhojë objekte të sofistikuara të cilat janë të mbrojtura ndaj agjentëve atmosferikë. Marka përdor gjithashtu teknologji të reja në prodhim si GAIM e cila përdor derdhjen e materialit plastik të asistuar nga gazi për dhënien e formës perfekte të objekteve, metodë që gjithashtu ndihmon në ruajten e sipërfaqes së materialit, duke krijuar kështu produkte të cilësisë premium. Një tjetër teknologji është derdhja rrotulluese e lëndës së parë e cila përdoret për realizimin e objekteve të mëdha si xhirafa abazhur apo objekte të tjera. 

Objektet dhe format e Qeeboo janë dizajnuar për të përçuar emocione dhe ndjenja pozitive tek “spektatorët” e tyre. Sa herë që t’i shikosh, ato të tërheqin vëmendjen ose të paktën të vënë buzën në gaz. Abazhurët në formë lepurushi apo arushi të vogël i ulur në mënyrë lozonjare me kokën e tij në formë llambe, janë një surprizë e bukur në këndin e dhomës tuaj, duke e transformuar atë në një vend modern, magjik dhe imagjinar. Qershia e madhe abazhur është një copëz imagjinate e materializuar në ambientet te shtëpisë, restoranteve apo hoteleve tuaja. 

Qeeboo është një risi në tregun shqiptar dhe e gjeni ekskluzivisht vetëm në dyqanin Glamour Home. Aktualisht, në dyqan do të gjeni shumë produkte nga koleksioni i vitit 2023 si abazhurë, karrige, tavolina dhe aksesorë dekurues. Glamour Home ndodhet në Galeria ETC, në hollin kryesor të qendrës.  

Luisa Spagnoli, e vetmja markë e stilit “old money” për femra në Shqipëri

Kohët e fundit, në botën e modës janë bërë shumë të famshme termat “old money” dhe “quiet luxury”, referuar një stili të caktuar veshjeje apo të dukjes së jashtme. 

Po për çfarë bëhet fjalë? Ky trend ka filluar 2-3 vitet e fundit nga personalitete të fushës së modës të cilët promovojnë dhe nxisin audiencat e tyre të investojnë në veshje të përbëra nga materiale cilësore dhe që zgjasin në kohë, që prodhohen nga kompani të cilat respektojnë të drejtat e punonjësve dhe ambientin. 

Marka italiane Luisa Spagnoli është një nga përfaqësueset më të denja të kësaj lëvizjeje. Luisa Spagnoli është një markë që prej më shumë se një shekulli vesh vajzat dhe gratë me veshje elegante, të thjeshta por luksoze për momente të ndryshme gjatë ditës apo veshje për evente. 

Ajo çfarë i bën luksoze veshjet e markës janë materialet e cilësisë premium, të përzgjedhura me kujdes nga vende të ndryshme të botës; është qepja dhe stilimi i detajeve me dorë duke treguar kujdes të lartë dhe perfeksion, gjithmonë duke patur në mendje kohëzgjatjen e produktit dhe rehatinë që të jep në trup; janë punimet me grep dhe gjilpërë me materiale ekskluzive, është kujdesi që tregohet gjatë dizajnimit të çdo detaji të veshjeve, e shumë elementë të tjerë. 

Marka mban emrin e krijueses së saj, Luisa Spagnoli, biznesmene italiane e cila e nisi karrierën si pastiçiere dhe më pas u bë pjesë e botës së biznesit me hapjen e dyqanit nën emrin e saj “Luisa Spagnoli”, sot prezent në 135 vende. Lindur në vitin 1877 në Perugia të Italisë, Luisa Spagnoli nuk ishte një vajzë e thjeshtë. Ajo u shndërrua në një biznesmene dhe inovatore që kontribuoi dhe la gjurmë në ekonominë dhe modën italiane. Luisa Spagnoli është gjithashtu krijuese e çokollatës së famshme Baci.  

Luisa Spagnoli është prezente në tregun shqiptar prej 16 vitesh, me dyqanin ekskluziv për Shqipërinë në Galeria ETC në katin e parë. Marka është mjaft e preferuar nga shumë vajza dhe gra shqiptare të cilat zgjedhin Luisa Spagnoli për momentet e tyre më të rëndësishme, evente, dalje mediatike apo sete fotografike pasi në veshjet LS gjejnë cilësinë e lartë që duan, elegancën dhe finesën që u përshtatet. 

Filozofia e Luisa Spagnoli është e thjeshtë: LS krijon veshje me dizajne të thjeshta, fine dhe elitare, por me materiale të cilësisë më të lartë duke ofruar kështu një eksperiencë luksoze për blerëset, të cilat shijojnë elegancën dhe cilësinë e lartë të veshjeve për përditshmëri ose veshje për aktivitete, evenimente të ndryshme. 

Copat dhe materialet përzgjidhen dhe dizajnohen me mjeshtëri në Itali. Kjo i bën veshjet të kenë jetëgjatësi, të mos e humbasin cilësinë dhe shkëlqimin ndër vite. Janë pikërisht këto elementë që e bëjnë një markë të jetë pjesë e kategorisë “quiet luxury”, një markë që nuk përdor logo të mëdha apo nuk përpiqet të duket si një produkt i shtrenjtë edhe pse materialet dhe cilësia e produktit janë të larta dhe të shtrenjta. 

Në fakt, trendi “quiet luxury” shkon përtej stilit apo cilësisë së veshjes. është një lëvizje në formë revolte që sa vjen e rritet kundër prodhuesve fast fashion apo shumë markave të tjera të lira të cilat kanë mbiprodhim produktesh të cilësisë së ulët në kohë rekord. Ky mbiprodhim po shkakton ndotje të mëdha në mjedis në vendet e prodhimit si dhe rritje të ndjeshme të dioksidit të karbonit duke ndotur ajrin dhe duke nxitur më shumë ngrohjen globale. 

Janë lëvizje të tilla që na edukojnë të përqafojmë marka si Luisa Spagnoli që ofrojnë cilësi të përhershme dhe veshje “statement” që mund t’i trashëgojmë në brezat e ardhshëm. 

Për fushatën e vitit 2023, Luisa Spagnoli riktheu elementë të modës së viteve 60të dhe 70të duke propozuar një stil të rafinuar, femëror por spontan dhe dinamik. 

Më poshtë gjeni disa foto nga koleksioni pranverë/verë 2023. 


Galeria ETC, Tirana’s most exclusive shopping destination

Did you know that there is a modern shopping center right behind the famous pyramid in Tirana? 

It’s inside the 14 story glass building right behind the pyramid, which you can spot from every angle if you are near the pyramid. The shopping gallery occupies the first three floors of the building, which are filled with beautifully decorated stores, service points and entertainment spaces.

We are Galeria ETC, the only gallery-style shopping center in Albania, with more than 50+ exclusive European and international brands, ranging from children’s wears, clothes and accessories for women and men, The Body Shop store, a CONAD supermarket with Italian food brands, Cryptic Haute Parfumerie, a niche perfume store where you will find exclusive European perfume brands, Verde Watches store where you will find italian, swiss and german watch brands, etc.

 We also have Italian and French fashion brands for men and women such as Luisa Spagnoli, Natty Lingerie, Loriblu and Lancaster Paris, Dimension Shoes and Cortigiano in Bottega.

Our buyers are people who put quality first and want the best for themselves. They choose to come at us because shopping at Galeria ETC feels like a luxury experience. The brands are highly selected and sell high quality products, we have a coffee shop on the first floor and the Living District restaurant (2nd floor) with a beautiful terrace surrounded by trees, where you can consume italian and french meals with an amazing view. Living District is known as one of the most premium restaurants in Tirana.

Also, on the first floor of the gallery, you will discover the first Selfie Museum of Albania, one of Tirana’s newest and most unique tourism attractions that every tourist must visit. It has very creative and unique photobooths where you can capture unforgettable memories by yourself or with your family.

The second floor of the gallery it’s mostly dedicated to children. We have three exclusive European children’s wear brands, a shop with mother and baby care products and a children’s playground called Playlab where children can play and socialize with each other, under the care of the Playlab staff. 

Galeria ETC it’s a heaven for parents. You can bring your child at Playlab, leave it under the care of the staff and you can continue with your shopping, eat your lunch (with your kids) or have a coffee. Mothers can take beauty services at Perfect Beauty Salon or perfect their brows at Vetulla Gajtan brow salon.

Also, on the second floor of the gallery you will discover a small paradise called “Bookland”. It’s known as Tirana’s most lovely bookshop for the excellent service, its beautiful interior design and the many perks it offers for its readers. It has a wide range of books in Albanian and the largest numer of books in English language from many well known and popular authors, with new publications in English coming every two weeks. At Bookland you can also find fictional books and playbooks for children in English.

Galeria ETC it’s not only a shopping center with exclusive European brands that you won’t find anywhere else in the country, but it’s also a place where you can get bank or money exchange services. You can exchange money in the Yldon Money Exchange shop or get money from your card at the Raiffeisen Bank and OTP Bank ATMs (in Albanian Lek and EUR). 

We also have many interior design shops that provide home accessories, furniture and design services like Glamour Home, Society Limonta, Le Futur, Vrioni Ceramice, Interni Design and Printerior. 

Galeria ETC has been operating since 2006 and is known for the exclusive brands and a selected client base. It is located in the heart of the city and surrounded by many tourism attractions.

We welcome you at our shopping center. 

1 Qershori erdhi: Ide dhuratash për fëmijët (produkte me ulje 30%-50%)

1 Qershori është shumë afër dhe është koha t’u dhurojmë lumturi të vegjëlve tanë me dhurata të bukura dhe speciale të cilat mund t’i përfitoni me ulje deri në -50% deri më datë 2 qershor, ora 21:00.

Galeria ETC është një destinacion parajsë për prindërit dhe fëmijët pasi kemi dyqanet e fëmijëve në qendrën tonë ofrojmë veshje, lodra dhe aksesorë nga markat më të njoura europiane.

ULJE -30%

Dyqani Mayoral është përfaqësues zyrtar i markës spanjolle Mayoral e cila ofron veshje me dizajne elegante për ditë normale dhe për evente festive për fëmijë 0-14 vjeç.

Mayoral do të gjeni fustane dhe këpucë balerina për vajza si dhe kostume verore, këmisha, bluza, pantallona të shkurtra dhe sandale për djem.

Ju mirëpresim në dyqanin Mayoral të zgjidhni një veshje të bukur për dhuratë. Mayoral ndodhet në katin e dytë, ngjitur me këndin e lojërave Playlab.

ULJE -50%

Naked Earth është një tjetër dyqan në Galeria ETC dedikuar bebeve / fëmijëve të vegjël i cili ofron aksesorë për kujdesin dhe rritje të rehatshme të fëmijës. Në Naked Earth do të gjeni produkte me ulje nga 4 marka angleze. Mbajtëse ushqimi të përbëra nga 100% silikon i sigurtë për fëmijët, mbajtëse pecetash pastrimi apo batanije për ndërrimin e pelenave të bebes, mbajtëse për fëmijët që mund ta merrni me vete në shtëpinë e pushimit gjatë verës, arushë, e produkte të tjera.

Ju mirëpresim në dyqanin Naked Earth i cili ndodhet në katin e dytë.

ULJE -30%

DPAM është një markë franceze për veshjet për fëmijë. Në dyqanin DPAM do të gjeni veshje plot me ngjyra dhe dizajne kreative dhe me materiale të cilësisë më të lartë. Dyqani DPAM ndodhet në katin e dytë, ngjitur me restorant Living District.

ULJE 10%-15%

Libraria Bookland vjen me ulje për të vegjlit tuaj. Ju mund të blini libra shqip/anglisht me përralla, fabula apo libra me ngjyrosje, etj., me ulje deri më datë 2 qershor.

Bookland ndodhet në katin e dytë, ngjitur me këndin e lojërave Playlab. Ju mirëpresim në Bookland të zgjidhni dhuratën tuaj.

ULJE -30%

The Entertainer, rrjeti më i madh anglez i lodrave për fëmijë ofron ulje -30% për shumë lodra nga më të ndryshmet, për vajza dhe djem, nga personazhet më të dashura për fëmijë të Disney apo programeve të tjera. Dyqani The Entertainer ndodhet në katin e parë, sipër supermarket Conad. Ju mirëpresim në The Entertainer.

Sugjerime për meshkuj: Çfarë të blini në Galeria ETC këtë javë

Në dyqanet e Galerisë ETC do të gjeni produkte të shumta për meshkuj, të cilësisë më të lartë dhe nga marka të njohura italiane, franceze apo angleze. Dyqanet tona ofrojnë këpucë dhe çanta prej lëkure, veshje me material 100% lino, parfume unisex nga parfumeria Cryptic Albania, aksesorë të veçantë si byrzylukë dhe ora dore nga dyqani Verde Watches, e shumë të tjera.

Më poshtë gjeni produkte që ne ju sugjerojmë t’i blini për t’u dukur dhe ndjerë më mirë me veten.

LANCASTER PARIS – Çanta dore (për meshkuj) dhe udhëtimi (unisex)

Marka franceze Lancaster Paris sjell në Shqipëri çanta prej lëkure, me dizajne moderne, të krijuara për francezët që e duan elegancën dhe finesën. Në fotot e mëposhtme kemi paraqitur vetëm disa prej produkteve që Lancaster Paris ofron për ju. Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni dyqanin Lancaster Paris në Galeria ETC, kati 1.

THE BODY SHOP ALBANIA – Për ju rekomandojmë setin Blue Musk Zest i cili përmban spray për freskimin e lëkurës, shampo trupi dhe deodorant që nuk lë shenja dhe zgjat për shumë orë. Këto produkte janë unisex dhe mund të përdoren edhe nga partnerja juaj. Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni dyqanin The Body Shop Albania në Galeria ETC, kati 0.

VERDE WATCHES – Byrzylykë të veçantë për meshkuj nga marka e njohur Morellato sapo kanë mbërritur në dyqanin Verde Watches në Galeria ETC. Dizajne plot hijeshi dhe elegancë për meshkuj. Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni dyqanin Verde Watches në Galeria ETC, kati 0.

BUTIK VERONA – Në butik Verona do të gjeni këmisha dhe bluza 100% lino / pambuku dhe materiale të tjera. Butik Verona sjell pranë jush veshje për meshkuj nga markat më të njohura italiane, me çmime të kënaqshme. Nëse po kërkoni cilësi dhe elegancë, butik Verona është destinacioni juaj. Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni butikun Verona në Galeria ETC, kati 1.

DIMENSION SHOES – Këpucë 100% lëkurë të lehta dhe verore, atlete të cilësisë më të lartë.

Në dyqanin Dimension Shoes do të gjeni këpucë dhe atlete nga markat më cilësore italiane, të përshtatshme për stinën dhe veshjet e verës. Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni dyqanin Dimension Shoes në Galeria ETC, kati 1.

CRYPTIC ALBANIA – Në parfumerinë Cryptic Albania ka mbërritur një markë e re parfumesh nga Barcelona “CARNER” (unisex). Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni dyqanin Cryptic Albania në Galeria ETC, kati 0.

LE FUTUR – Keni parë tavëll për cigare kaq të veçantë sa kjo që zbuluam në dyqanin Le Futur? Në Le Futur do të gjeni aksesorë për argëtim apo shtëpi që nuk i gjeni askund tjetër në qytet. Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni dyqanin Le Futur në Galeria ETC, kati 0.

LIBRARIA BOOKLAND – Për këtë javë, ju sugjerojmë librin “Një xhentëlmen në Moskë” nga libraria Bookland. Libri flet për një epokë tjetër, plot hijëshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së dielës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjëtvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate. Kësisoj, ai dënohet me arrest shtëpie në hotelin “Metropol”, një hotel madhështor që ndodhet pranë Kremlinit. Zbuloni çfarrë ndodh më pas duke blerë librin. Libraria Bookland ndodhet në katin 2 në Galeria ETC.

Shpresojmë që t’ju kenë pëlqyer sugjerimet tona për këtë javë. Na ndiqni në Instagram për të zbuluar sugjerimet tona në vazhdim.