Në dyqanet e Galerisë ETC do të gjeni produkte të shumta për meshkuj, të cilësisë më të lartë dhe nga marka të njohura italiane, franceze apo angleze. Dyqanet tona ofrojnë këpucë dhe çanta prej lëkure, veshje me material 100% lino, parfume unisex nga parfumeria Cryptic Albania, aksesorë të veçantë si byrzylukë dhe ora dore nga dyqani Verde Watches, e shumë të tjera.

Më poshtë gjeni produkte që ne ju sugjerojmë t’i blini për t’u dukur dhe ndjerë më mirë me veten.

LANCASTER PARIS – Çanta dore (për meshkuj) dhe udhëtimi (unisex)

Marka franceze Lancaster Paris sjell në Shqipëri çanta prej lëkure, me dizajne moderne, të krijuara për francezët që e duan elegancën dhe finesën. Në fotot e mëposhtme kemi paraqitur vetëm disa prej produkteve që Lancaster Paris ofron për ju. Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni dyqanin Lancaster Paris në Galeria ETC, kati 1.

THE BODY SHOP ALBANIA – Për ju rekomandojmë setin Blue Musk Zest i cili përmban spray për freskimin e lëkurës, shampo trupi dhe deodorant që nuk lë shenja dhe zgjat për shumë orë. Këto produkte janë unisex dhe mund të përdoren edhe nga partnerja juaj. Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni dyqanin The Body Shop Albania në Galeria ETC, kati 0.

VERDE WATCHES – Byrzylykë të veçantë për meshkuj nga marka e njohur Morellato sapo kanë mbërritur në dyqanin Verde Watches në Galeria ETC. Dizajne plot hijeshi dhe elegancë për meshkuj. Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni dyqanin Verde Watches në Galeria ETC, kati 0.

BUTIK VERONA – Në butik Verona do të gjeni këmisha dhe bluza 100% lino / pambuku dhe materiale të tjera. Butik Verona sjell pranë jush veshje për meshkuj nga markat më të njohura italiane, me çmime të kënaqshme. Nëse po kërkoni cilësi dhe elegancë, butik Verona është destinacioni juaj. Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni butikun Verona në Galeria ETC, kati 1.

DIMENSION SHOES – Këpucë 100% lëkurë të lehta dhe verore, atlete të cilësisë më të lartë.

Në dyqanin Dimension Shoes do të gjeni këpucë dhe atlete nga markat më cilësore italiane, të përshtatshme për stinën dhe veshjet e verës. Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni dyqanin Dimension Shoes në Galeria ETC, kati 1.

CRYPTIC ALBANIA – Në parfumerinë Cryptic Albania ka mbërritur një markë e re parfumesh nga Barcelona “CARNER” (unisex). Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni dyqanin Cryptic Albania në Galeria ETC, kati 0.

LE FUTUR – Keni parë tavëll për cigare kaq të veçantë sa kjo që zbuluam në dyqanin Le Futur? Në Le Futur do të gjeni aksesorë për argëtim apo shtëpi që nuk i gjeni askund tjetër në qytet. Për të zbuluar më shumë, ju ftojmë të vizitoni dyqanin Le Futur në Galeria ETC, kati 0.

LIBRARIA BOOKLAND – Për këtë javë, ju sugjerojmë librin “Një xhentëlmen në Moskë” nga libraria Bookland. Libri flet për një epokë tjetër, plot hijëshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së dielës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjëtvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate. Kësisoj, ai dënohet me arrest shtëpie në hotelin “Metropol”, një hotel madhështor që ndodhet pranë Kremlinit. Zbuloni çfarrë ndodh më pas duke blerë librin. Libraria Bookland ndodhet në katin 2 në Galeria ETC.

Shpresojmë që t’ju kenë pëlqyer sugjerimet tona për këtë javë. Na ndiqni në Instagram për të zbuluar sugjerimet tona në vazhdim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *