1 Qershori do të vijë plot me oferta dhe aktivitete argëtuese në Galeria ETC. Gjashtë markat tona që ofrojnë veshje, aksesorë, lodra apo libra zhvillues për fëmijë, vijnë tek ju me ulje të mëdha deri në -50% gjatë periudhës 26 maj – 2 qershor.
Për vogëlushët tuaj, do të ofrojmë jo vetëm ulje me leverdi, por gjithashtu do të organizojmë aktivitete argëtuese dhe kreative ku fëmijët do të kenë mundësi të luajnë e socializohen me të tjerët.
Më poshtë, mësoni detaje mbi ofertat nga markat tona.
- Mayoral Albania – Veshje festive për vajza dhe djem (0-14 vjeç)
Mayoral Albania është filiali zyrtar i markës së njohur spanjolle për fëmijë Mayoral, e njohur për dizajne të veçanta, materiale cilësore dhe veshje festive për vajza dhe djem të moshave 0-14 vjeç.
Mayoral do të ofrojë për ju ulje 30% – 50% për shumë artikuj të përzgjedhur edhe nga koleksioni i ri pranverë 2023.
Dyqani Mayoral ndodhet në katin e dytë, ngjitur me këndin e lojërave Playlab.
- Libraria Bookland – Libra në shqip dhe anglisht për fëmijë
Libraria Bookland feston 1 qershorin bashkë me ju me ulje deri në 15% per librat më të dashur për fëmijë, në shqip dhe anglisht.
Libraria Bookland ndodhet në katin e dytë në qendrën tonë.
- The Entertainer – Lodra argëtuese dhe zhvillimore per femije, prodhuar ne Angli
Rrjeti më i madh anglez i lodrave për fëmijë vjen për ju me 30% – 50% ulje për shumë lodra argëtuese apo zhvillimore nga koleksione dhe linja të ndryshme, për vajza dhe djem.
Dyqani The Entertainer ndodhet në katin e parë në qendrën tonë, sipër supermarket CONAD.
- DPAM – marka franceze me veshje për fëmijë
DPAM njihet për cilësinë e lartë të materialeve dhe dizajneve ekspresive, tipike franceze, për veshjet e fëmijëve (vajza dhe djem). Me rastin e festës së 1 qershorit, DPAM ofron për ju ulje nga 30% deri në 50% për shumë artikuj të përzgjedhur. Ju mirëpresim të vizitoni dyqanin DPAM në katin e dytë (ngjitur me restorant Living District) që të zbuloni më shumë rreth veshjeve në ofertë.
- Naked Earth – Aksesorë për fëmijë nga 4 marka të njohura angleze
Në dyqanin Naked Earth do të gjeni produkte nga markat më të njohura europiane për kujdesin e bebeve dhe fëmijëve. Për të festuar 1 qershorin, Naked Earth ofron për ju ulje për produkte nga katër marka të njohura, si: UBBI, Maud N Lil, EZPZ, Babocush.
Ju ftojmë të vizitoni dyqanin Naked Earth në katin e dytë për të zbuluar më shumë rreth produkteve dhe të përfitoni nga uljet.
6. Selfie Museum – Bileta me 50% ulje për fëmijë dhe prindër
Për foto dhe kujtime të paharrueshme, Selfie Museum ofron për të gjithë ju bileta me -50% ulje në datat 26 Maj deri më 2 Qershor.
Përveç uljeve të shumta, Galeria ETC do të zhvillojë aktivitete argëtuese dhe kreative për fëmijët dhe prindërit si ngjyrosje në një doodle të madhe të vendosur në katin e parë, lojë XO në grup me fëmijë të tjerë, gara me makina në dyqanin The Entertainer dhe një festë e madhe na pret me datë 1 qershor në këndin e lodrave Playlab.
Ju mirëpresim të gjithëve të festojmë së bashku në Galeria ETC.