Nën temën ICONIC, marka franceze e çantave për femra e meshkuj ka organizuar një event tërësisht të veçantë, për të festuar 1-vjetorin e saj në Shqipëri.

Tema dhe estetika e eventit u frymëzuan nga një prej linjave kryesore të saj, ajo ICONIC, e cila është dizenjuar që të mbetet e përdorshme e në gardërobë për disa gjenerata, e të transmetohet nga një brez në tjetrin si modele ikonike dhe e pakohë.

Eventi ICONIC nga “Lancaster Paris” kishte të ftuar një grup të veçantë personazhesh nga bota e medias, muzikës e influencues të modës të cilët u argëtuan duke kryer aktivitete kreative dhe festive në resortin më të madh e të veçantë në vend “Melia Durrës” (me standarde ndërkombëtare me 5 yje)

Çdo gjë nisi si një rrugëtim me një vizitë në dyqanin ekskluziv të “Lancaster Paris ” që ndodhet në katin e parë në Galerinë “ETC” për të zbuluar dhe provuar koleksionin e ri të çantave që kjo markë ofron e më pas u nisën drejt resortit “Melia Durrës” për të përjetuar një nga eksperiencat më të veçanta e të paharrueshme të tyre.

ERALDO REXHO
GAZETAR

“Jam shumë i lumtur që ndodhemi në `Melia Resort` për të celebruar 1-vjetorin e `Lancaster Paris`. `Lancaster` prej 1 viti është pranë shijeve femërore dhe mashkullore, çdo shqiptar mund ta gjejë veten në dyqan, që ndodhet në katin e parë. Sot jemi mbledhur plot miq të mirë për të festuar këtë. Një nga investimet më të mëdha që është bërë në rivierën shqiptare, `Melia Resort` flet shqip tashmë. Përveç `Lancaster`, festojmë edhe këtë vizitë të parë të personazheve të njohur të ekranit në `Melia Resort`.”

Lancaster Paris”, e pozicionuar si markë brenda segmentit modern luksoz dhe fin të artikujve të lëkurës dhe aksesorëve, bashkon dizajnin bashkëkohor me materiale të cilësisë së lartë dhe një mjeshtërie të shkëlqyer, duke përdorur një kombinim të teknikave moderne dhe tradicionale.

Pasi u bë një nga liderët në produktet e luksin e aksesueshëm nga një gamë e gjerë blerësish në Francë, ata sot janë një nga lojtarët kryesorë në të gjithë botën në segmentin modern të luksit dhe janë prezent në 5 kontinente: Europë, Azi, Australi, Amerikë dhe Afrikë, në më shumë se 1,400 dyqane kryesore.

Të gjitha këto cilësi aprovohen edhe nga imazhet më të njohur të ekranit shqiptar, të cilët gjatë eventit të dedikuar, u njohën me historinë shumëvjeçare të markës.

BRUNILDA LAHE
GAZETARE & MODERATORE

“Me aq resorte sa kam patur fatin të vizitoj, mund të them se është absolutisht i niveleve ndërkombëtare. E befasuar me madhështinë e resortit, mënyrën sesi është organizuar, më të gjitha lehtësitë dhe komoditetin e dhomës. Jam shumë e lumtur që `Lancaster` është rritur 1 vjeç në Tiranë dhe më kanë ftuar të jem pjesë e eventit më të veçantë ndonjëherë. 24 orë e shkëputur nga gjithçka e rutinës së përditshme. Një grup personazhesh që njohin cilësinë dhe finesën e markës.”

CINDY MARINA
MODERATORE & INFLUENCER

“Jemi këtu sot me `Melia Resort` bashkë me `Lancaster Paris`. Është një event, ku jam e lumtur që jam pjesë. Është një brand prestigjioz. Po festojmë 1-vjetorin e `Lancaster Paris` në Shqipëri, një brand ndërkombëtar që vjen në Shqipëri dhe bën një event të tillë. Është një gjë shumë e madhe. `Melia Resort` është një resort madhështor. Duket sikur jemi në një vend, në një plazh ëndrrash, por jemi në Shqipëri.”

Ditëlindja e parë e “Lancaster Paris” u festua mes miqve të mirë, ambienteve mahnitëse, por edhe me momente argëtuese dhe kreative për të ftuarit, të cilët patën mundësi të merrnin pjesë në një orë arti, përgjatë së cilës pikturuan çantat e markës së “Lancaster Paris”, duke i personalizuar sipas stilit të tyre. Një eksperiencë që prej tyre u cilësua si më e veçanta e realizuar ndonjëherë.

Davide Ravizza, Drejtori commercial per “Lancaster Paris” për Europën e Azinë, shprehet i befasuar jo vetëm për organizimin e eventit, bukurinë e resortit dhe vlerësimin e të ftuarve për markën, por mbi të gjitha për pritjen e mirë që tregu shqiptar i ka bërë markës “Lancaster Paris” gjatë këtij viti të parë në vend.

Ai shprehet se e sheh me shumë potencial tregun tonë dhe që shumë shpejt “Lancaster Albania”, pozicionuar në një qendër unike si Galeria “ETC”, do të jete një nga pikat referente të markës në Europë.

Çdo gjë u mbyll me një darkë festive të organizuar nga “Melia Durrës”, resorti më i madh në rajon, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në turizmin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *