1 Qershori është shumë afër dhe është koha t’u dhurojmë lumturi të vegjëlve tanë me dhurata të bukura dhe speciale të cilat mund t’i përfitoni me ulje deri në -50% deri më datë 2 qershor, ora 21:00.

Galeria ETC është një destinacion parajsë për prindërit dhe fëmijët pasi kemi dyqanet e fëmijëve në qendrën tonë ofrojmë veshje, lodra dhe aksesorë nga markat më të njoura europiane.

ULJE -30%

Dyqani Mayoral është përfaqësues zyrtar i markës spanjolle Mayoral e cila ofron veshje me dizajne elegante për ditë normale dhe për evente festive për fëmijë 0-14 vjeç.

Mayoral do të gjeni fustane dhe këpucë balerina për vajza si dhe kostume verore, këmisha, bluza, pantallona të shkurtra dhe sandale për djem.

Ju mirëpresim në dyqanin Mayoral të zgjidhni një veshje të bukur për dhuratë. Mayoral ndodhet në katin e dytë, ngjitur me këndin e lojërave Playlab.

ULJE -50%

Naked Earth është një tjetër dyqan në Galeria ETC dedikuar bebeve / fëmijëve të vegjël i cili ofron aksesorë për kujdesin dhe rritje të rehatshme të fëmijës. Në Naked Earth do të gjeni produkte me ulje nga 4 marka angleze. Mbajtëse ushqimi të përbëra nga 100% silikon i sigurtë për fëmijët, mbajtëse pecetash pastrimi apo batanije për ndërrimin e pelenave të bebes, mbajtëse për fëmijët që mund ta merrni me vete në shtëpinë e pushimit gjatë verës, arushë, e produkte të tjera.

Ju mirëpresim në dyqanin Naked Earth i cili ndodhet në katin e dytë.

ULJE -30%

DPAM është një markë franceze për veshjet për fëmijë. Në dyqanin DPAM do të gjeni veshje plot me ngjyra dhe dizajne kreative dhe me materiale të cilësisë më të lartë. Dyqani DPAM ndodhet në katin e dytë, ngjitur me restorant Living District.

ULJE 10%-15%

Libraria Bookland vjen me ulje për të vegjlit tuaj. Ju mund të blini libra shqip/anglisht me përralla, fabula apo libra me ngjyrosje, etj., me ulje deri më datë 2 qershor.

Bookland ndodhet në katin e dytë, ngjitur me këndin e lojërave Playlab. Ju mirëpresim në Bookland të zgjidhni dhuratën tuaj.

ULJE -30%

The Entertainer, rrjeti më i madh anglez i lodrave për fëmijë ofron ulje -30% për shumë lodra nga më të ndryshmet, për vajza dhe djem, nga personazhet më të dashura për fëmijë të Disney apo programeve të tjera. Dyqani The Entertainer ndodhet në katin e parë, sipër supermarket Conad. Ju mirëpresim në The Entertainer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *