E shikoni këtë abazhur të vogël në formë arushi? A nuk ju duket paksa i llastuar apo lozonjar? Po kjo xhirafa e gjatë që po mban abazhurin… a nuk çuditeni për forcën e dhëmbëve të saj? Kjo karrige është si vajzë e bukur koketë që i pëlqejnë shumë fjongot ngjyrë rozë. Le të mos flasim për lepurushët ndriçues… Kurse ky poltroni i vogël të tregon se çfarë të bësh, sikur ti nuk e di që duhet të ulesh aty… po të vë në lojë vallë? Këto qershitë e mëdha abazhur në cilën dhomë të shtëpisë e kanë vendin? Apo do t’i përdorim për ambientet e zyrës që njerëzit të mahniten sapo t’i shohin? 

Kjo është marka Qeeboo, një nga markat më interesante të arredimit të viteve të fundit, e cila sapo ka mbërritur nga Italia në dyqanin Glamour Home, Galeria ETC. 

Çfarë janë këto abazhurë kaq… të veçantë? 

Objektet e Qeeboo qofshin ato kafshë, fruta apo objekte të thjeshta si karrige, janë krijuar për të sjellë në jetë imagjinatën tonë dhe shprehin gjendje mendore, emocionale, shpirtërore ku secili prej tyre tregojnë miliona histori. Objektet janë krijuar në bashkëpunim me disa nga dizajnerat më të njohur në botë, të cilët së bashku kanë arritur të ndërthurin personalitetet dhe stilet e tyre unike në një mënyrë kaq unike, argëtuese dhe narrative. 

Qeeboo propozon për blerësin e shijeve të veçanta aksesorë për zbukurimin e ambienteve si abazhurë, karrige dhe tavolina që mbajnë mbi supe vlera të larta artistike, kuptimore dhe mesazhe të rëndësishme, elementë këto që e bëjnë fjalën “aksesor” kaq të vakët dhe të pavend krahasuar me rëndësinë dhe artin që gjendet në secilin abazhur, karrige apo tavolinë Qeeboo.  

Nëse deri tani keni parë brande dhe koleksione ku të gjithë elementët transmetojnë një mesazh kryesor në formë lineare, Qeeboo vjen me një trajtim të ri të konceptit “brand”, ku secili krijim i markës jo vetëm që ka diçka të rëndësishme për të thënë, por i serviret admiruesit të së bukurës dhe blerësit potecial si një libër i hapur për t’u interpretuar. Admiruesit e këtyre objekteve arreduese nuk janë më thjesht spektatorë pasivë por transformohen në analistë dhe opinionistë për mesazhin që po transmeton objekti. Objektet e nxisin blerësin të thotë diçka për to, atij i duhet të analizojë veprën që ka përballë dhe të dalë në një konkluzion mbi të. 

Këtyre objekteve nuk u ikën dot me një të hedhur të syve. Ato të magjepsin sapo i sheh, ti shtangesh dhe e gjen veten përballë një gjaegjëze që duhet se s’bën t’i japësh një përkufizim për atë çfarë po ndjen, imagjinon dhe përjeton… kaq i fortë është ndikimi që ato kanë në mendjen tënde. 

Ambientet e dyqanit Glamour Home janë kthyer në një copëz bote imagjinare me produktet e Qeeboo, dhe markave të tjera premium dhe elitare si Enzo De Gasperi, Easy Life, Green Pan etj., që vijnë ekskluzivisht për herë të parë në vendin tonë. Në dyqan kemi sjellë abazhurë të përmasave të ndryshme, nga arushët e vegjël që vendosen sipër komodinës, tek lepurushët me madhësi mesatare e duke vazhduar me qershinë gjigande apo xhiravën e gjatë abazhur, një nga aksesorët më unikë me të cilën mund të stiloni kopshtin e vilës tuaj. 

Qeeboo është një markë italiane me zyra qëndrore në Milano, në zemër të lagjes Tortona, një lagje ku gjenden shumë institucione arti dhe dizajni dhe ku shpesh prezantohen trendet më të fundit të dizajnit. Marka lindi në vitin 2016 si një lëvizje inovatore e një grupi elitar artistësh europianë (arkitektë, dizajnera industrialë dhe artistë interiori) kryesuar nga dizajneri industrial Stefano Giovannoni, për të sjellë artin kontemporan në ambientet tuaja në një formë të re të mënyrës sesi koncepti i një brandi i serviret blerësit dhe admiruesve të tyre si dhe mënyrës sesi vëzhguesit ndërveprojnë me krijimet e Qeeboo. 

Giovannoni ka punuar me kompani si Coca Cola, Samsung, Siemens, Telecom dhe Henkel duke krijuar produkte që kanë thyer rekorde shitjesh si dhe ka fituar dhjetëra çmime ndërkombëtare si dizajner produktesh. 

Pas një eksperience mjaft të gjatë duke krijuar shije të reja për audienca globale, Giovannoni ndjeu nevojën të krijojë një brand me një koncept të ri, shumë larg stereotipeve tradicionale të dizajnit industrial.

Giovannoni së bashku me disa artistë elitarë kanë arritur të ndërthurin personalitetet dhe stilet e tyre të veçanta në një mënyrë kaq unike, argëtuese dhe narrative. Ata mbështesin filozofinë që arredimi i shtëpisë shpalos identitetin dhe shijet tona. Format dhe simbolet e përzgjedhura mbajnë kuptime të përqafuara nga kushdo, janë objekte demokratike që nuk refuzohen dot nga asnjë shikues i tyre. 

Ky koncept i ri vjen në një periudhë kur vijat ndarëse midis hapësirave personale dhe profesionale po shkrihen dhe Qeeboo reflekton qartë këtë fenomen me sportivitetin që propozon në arredim të çdo ambienti. 

Qeeboo prodhon me materialet dhe standartet më të larta në treg dhe është gjithmonë në përmirësim me qëllim të prodhojë objekte të sofistikuara të cilat janë të mbrojtura ndaj agjentëve atmosferikë. Marka përdor gjithashtu teknologji të reja në prodhim si GAIM e cila përdor derdhjen e materialit plastik të asistuar nga gazi për dhënien e formës perfekte të objekteve, metodë që gjithashtu ndihmon në ruajten e sipërfaqes së materialit, duke krijuar kështu produkte të cilësisë premium. Një tjetër teknologji është derdhja rrotulluese e lëndës së parë e cila përdoret për realizimin e objekteve të mëdha si xhirafa abazhur apo objekte të tjera. 

Objektet dhe format e Qeeboo janë dizajnuar për të përçuar emocione dhe ndjenja pozitive tek “spektatorët” e tyre. Sa herë që t’i shikosh, ato të tërheqin vëmendjen ose të paktën të vënë buzën në gaz. Abazhurët në formë lepurushi apo arushi të vogël i ulur në mënyrë lozonjare me kokën e tij në formë llambe, janë një surprizë e bukur në këndin e dhomës tuaj, duke e transformuar atë në një vend modern, magjik dhe imagjinar. Qershia e madhe abazhur është një copëz imagjinate e materializuar në ambientet te shtëpisë, restoranteve apo hoteleve tuaja. 

Qeeboo është një risi në tregun shqiptar dhe e gjeni ekskluzivisht vetëm në dyqanin Glamour Home. Aktualisht, në dyqan do të gjeni shumë produkte nga koleksioni i vitit 2023 si abazhurë, karrige, tavolina dhe aksesorë dekurues. Glamour Home ndodhet në Galeria ETC, në hollin kryesor të qendrës.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *