Dyqani “Mayoral” u kthye këtë verë në destinacionin e preferuar për mamatë dhe fëmijët për opsionet e shumta të veshjeve e aksesorëve që ofron për momente të ndryshme me materiale cilësore dhe detaje e veçanta. Për veshjet e bukura  të plazhit plot ngjyra dhe simbole, për kapelet e verës dhe sandalet e ujit, për kostumet e verës dhe fustanet elegante për vajzat e vogla. Koleksioni i verës ishte një hit për gjithë çfarë solli këtë sezon. 

Në “Mayoral” do të gjeni larmishmëri artikujsh të cilët do ti bëjnë këto ditë vere më praktike dhe komode për të gjithë fëmijët e moshës nga 0 – 16 vjeç nga bikinit e bukura për vajza, tek pantallonat e shkurtra për djem, kapelet e lehta plazhit për më të vegjlit  prodhuar me pambuk organik dhe material që mbron fëmijët nga rrezet UVA dhe UVB, të gjitha të dizajnuara dhe prodhuara në Spanjë. 

 

E ndërkohë që për prindërit veshjet e duhura, komode e praktike janë në fokus të stinës, për fëmijët rëndësinë e kanë lodrat. E ku ka më bukur kur ata mësojnë që në dyqanin e tyre të preferuar të lodrave angleze “The Entertainer” kanë mbërritur mbi 300 lodra të reja  zhvillimore dhe sete të plota për lojëra të ndryshme në plazh. Lodrat janë krijuar me qëllim krijimin e aftësive të reja mendore, motorike dhe emocionale tek fëmijët. 

The Entertainer ofron një gamë të gjerë lodrash dhe setesh për vajza dhe djem, të prodhuara me materiale të sigurta dhe të çertifikuara për cilësi e siguri.

 

Ne ju mirëpresim të vizitoni këto dy dyqane dhe të përfitoni nga ofertat e fund sezonit deri në -50% në shumë produkte. 

Mayoral ndodhet në katin e dytë kurse The Entertainer në katin e parë të GALERIA ETC, vëndi praktik dhe i blerjeve cilësore në qendër të Tiranës. 

Më poshtë gjeni disa foto produktesh nga markat Mayoral dhe The Entertainer.

Produkte nga Mayoral (Vizitoni faqen në Instagram për më shumë)

 

Produkte nga The Entertainer (Vizitoni faqen në Instagram për më shumë)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *