Koha të ndërroni garderobën?
Këto janë veshjet që i duhen çdo fëmije gjatë sezonit të vjeshtës
Ndonëse temperaturat ende të ngrohta të këtyre muajve të parë të vjeshtës na bëjnë akoma “të ëndërrojmë” për një verë që s’ka fund, ajo pritet të trokasë së shpejti me temperaturat e saj tipike e bashkë me të edhe ndërrimi i gardërobës. Nëse pyetja që ju mundon më së shumti është “Si t’i veshim fëmijët këtë sezon?” Mayoral, lider i padiskutueshëm i prodhimit të veshjeve për fëmijë nga 0-16 vjeç, është zgjidhja e duhur. CILËSIA dhe KOMODITETI janë dy termat që përcaktojnë më së miri koleksionin vjeshtë-dimër të brand-it të suksesshëm spanjoll. Të frymëzuara nga natyra printet, teksturat dhe ngjyrat e dizajneve të këtij koleksioni, krijojnë një ndjesi komoditeti përmes veshjeve funksionale dhe në modë.
