Nëse nuk e dini ende se ç’të dhuroni këtë fundvit, besojini guidës së Jona Spahiut

Prej disa ditësh Tirana është mbështjellë nga manteli i dritave vezulluese, të cilat duket sikur përqafojnë çdo rrugë e shesh të saj. Fasadat e ndriçuara të dyqaneve e qendrave tregtare, zbukurimet shumëngjyrëshe, shtëpizat e drurit, zërat melodikë të fëmijëve që rendin të kapin babagjyshin dhe drerët e tij, plotësojnë në mënyrë harmonike pamjen e kryeqytetit ketë mes dhjetor.

Ku ka festa, ka edhe dhurata dhe moderatorja e blogger-ja e njohur Jona Spahiu ka filluar t’i përgatisë që tani.

Nuk është aspak e lehtë të gjesh atë të duhurën, neve vajzat e dimë më së miri këtë, por në Galeria ETC, strukturën e vetme multidimensionale në qendër të Tiranës, do të gjeni gjithçka që ju nevojitet. Nga kati i parë deri në të fundit, kjo qendër bashkëkohore ju ofron një larmi produktesh dhe shërbimesh, të cilat plotësojnë të gjitha nevojat tuaja.

Si një mama e një djali të vogël, por edhe një mbese disamuajshe, Jona e di mjaft mirë sa e rëndësishme është të blejë për ta veshjet dhe aksesorët e duhur. Gërshetimi i cilësisë superiore të pambukut ekologjik, çmimeve të arsyeshme dhe dizajnëve unikë janë gjithçka për të cilat fëmijët kanë nevojë në çdo moment të ditës dhe etapë të jetës së tyre, ndaj ajo zgjedh Mayoral.

“Jepi një femre një palë këpucë dhe ajo do të pushtojë botën. Jepi çantën e ëndrrave Lancaster Paris dhe do të ketë gjithë botën brenda.”  Brand-i i njohur që shënjon që prej fillimit të viteve ’90 historinë e modës franceze ofron modelet më klasike dhe ikonike të çantave, kuletave dhe valixheve të udhëtimit që do të rivitalizojnë look-un tuaj.

Shtëpia, e ëmbla shtëpi, ka nevojë për prekjen magjike të Glamour Home, që do t’i bëjë këto festa të paharrueshme. Një oaz plot klas e stil unik, ku do të gjeni dekoret perfekte për shtrimin e tryezës festive dhe arredimit të çdo këndi të shtëpisë duke sjellë mjeshtërinë italiane më pranë jush.

 

 

Sipas traditës, minutat e para të vitit të ri duhet t’ju gjejnë duke u puthur me njeriun e zemrës nën veshtull, pa harruar edhe të brendshmet e kuqe fatsjellëse. Për bashkëshorten, të dashurën, motrën apo edhe shoqen nuk do të kishte një dhuratë më të bukur se setet e intimo-ve dhe këmishët e natës më cilësore dhe të bukura të firmave Bluebella dhe Chantelle që i gjeni në Natty Lingerie.

Të dizajnuara për të hidratuar dhe ushqyer lëkurën nga koka te këmbët, produktet e The Body Shop do t’i japin trupit tuaj prekjen e mëndafshtë që aq shumë ju nevojitet. Advent Calendars janë një MUST për këtë sezon festiv, ndaj bëjini tuajit sa më parë.

 

 

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00
E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT