Frymëzohu për Dashurinë

Për disa, Shkurti është një muaj emocionues, një kohë e mbushur me dhurata për ditën e Shën Valentinit apo momente të ëmbla me njerëzit e zemrës. Gjetja e aktiviteteve argëtuese për të bërë në ditën e Shën Valentinit nuk duhet të jetë e mërzitshme apo klishe. Të kërkosh ide të reja emocionuese për këtë ditë të veçantë, si psh një “date-night” kreativ, apo për të testuar receta të reja gatimi, është një justifikim i shkëlqyer që të ndryshosh rutinën dhe të bësh vend në planet e tua, për një mundësi të re që të shprehësh dashurinë. Kjo festë nuk ka të bëjë vetëm me kartolinat, lulet, apo filmat romantikë. Bëhet fjalë për t’u thënë njerëzve më të rëndësishëm për ju, se i vlerësoni dhe i doni, qoftë kjo përmes një dhurate të mirëmenduar apo kohës cilësore të shpenzuar sëbashku. Frymëzohu për dashurinë duke shprehur ndjenjat e tua familjes, miqve dhe sigurisht, njeriut tënd të zemrës.  Galeria ETC është një mundësi e mrekullueshme për të zbatuar planifikimet e mirëmenduara, në një aspekt më intim dhe më emocional. Një ditë ideale feste fillon me përzgjedhjen e dhuratës perfekte.
Day (9)

Nëse jeni në buxhet dhe dëshironi të nxirni më të mirën e mundshme nga një blerje ekonomike, sugjerimet tona na orientojnë drejt e tek LeFutur! Futu brenda në botën unike të dyqanit më të veçantë të dhuratave në kryeqytet. Me shumë pak shpenzime do të gjeni një dhuratë argëtuese, që do të mbetet si kujtim i bukur për gjithë jetën.

Sugjerimi i rradhës ju dërgon në librarinë Bookland. Një dhuratë, vlera e së cilës nuk matet me asgjë dhe vjen ne një paketim të kuruar, me temë romantike.
Sugjerimi i rradhës ju dërgon në librarinë Bookland. Një dhuratë, vlera e së cilës nuk matet me asgjë dhe vjen ne një paketim Nëse libri s’është ende zgjedhja optimale, ne ju drejtojmë në ndalesën e rradhës: Glamour Home. Ky destinacion ju siguron se nuk do të dilni duarbosh. Në dyqanin më të veçantë të dekoreve, mund të zgjidhni midis qindra fragrancave dhe qirinjve aromatikë, kornizave unike për të ruajtur kujtime të ëmbla, arushave prej pelushi, apo dhe setet e kuzhinës për t’i servirur partnerit dhe familjes suaj një darkë speciale për Shën Valentin.
Nëse dhuratat nuk janë gjuha juaj e dashurisë, ne ju orientojmë drejt shërbimeve të ndryshme që ofrohen në qendrën tonë. Selfie Museum Albania, risia e fundit në Galeria ETC ju mundëson të krijoni një album fotosh ndër më të veçantat, me kënde speciale për Shën Valentin, për ju dhe të dashurit tuaj.
Day (10)
Një kohë speciale për ju dhe të dashurit tuaj mund ta zbuloni në Perfect Beauty Zone, mes gamës së gjerë të shërbimeve estetike që ofron.
Më pas, për të shijuar këtë ditë romantike, rezervoni takimin tuaj në Living District Restaurant, me një menu të kuruar për një drekë apo darkë të paharrueshme.
Day (8)
Galeria ETC ju ofron një gamë të gjerë zgjedhjesh për t’i thënë “Të dua” gjysmës tuaj, me dhuratat më të veçanta nga dyqanet ekskluzive si Lancaster Paris, Natty Lingerie, apo marka ndërkombëtare luksoze Luisa Spagnoli.
Për një mbyllje të paharrueshme, shijoni fragrancat e veçanta të markave luksoze ndërkombëtare të parfumeve që Cryptic Haute Parfumerie ofron.Frymëzohu për dashurinë mes zgjedhjeve të shumta që do të gjesh në Galeria ETC, për t’i treguar të dashurve të tu, se për ju, ata vlejnë!
Day (7)

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00
E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *