Yjet e festës janë FËMIJËT

Yjet e festës janë FËMIJËT

Të vendosësh se çfarë duhet t’i veshësh të vegjëlve gjatë festave nuk është e lehtë, por qendra GALERIA ETC  në qendër  të Tiranës me dyqanet Mayoral, Du pareil…au memeLilu kids, dedikuar të gjitha moshave nga më të vegjlit e deri në moshën 16 vjeçare jua ofron këtë mundësi.

Ne po ju sjellim një kaspulë me veshje festive nga ato me dekore babagjyshësh e deri te materialet klasike të velutit, nga tartani klasik, dizenjoja skoceze – mbretëresha e festave, te lëkura, protagoniste e këtij fundviti, e në fund te detajet si çorapet me dantellë e karficat elegante me fjongo.

Ajo që duhet të keni parasysh kur zgjidhni një veshje nuk është vetëm që ata të duken bukur, por të ndihen komodë, praktikë dhe elegantë në të njëjtën kohë, pa harruar këtu dhe shijet personale të tyre, që shpesh manifestohen që në moshë të hershme. E këtë gjë ju a mundëson pa dyshim të gjitha markat e fëmijëve që gjeni në GALERIA ETC  të cilat ofrojnë  jo vetëm mundësi zgjedhjesh në ngjyra e materiale, por edhe në çmime mjaft të favorshme.

Le t’u hedhim një sy kartolinave të tyre të urimit me veshjet e koleksioneve më të fundit të këtyre dyqaneve.

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00
E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT

Krishtlindje në tryezën tuaj

Krishtlindje në tryezën tuaj

Dekorimi i një tryeze mikpritëse për festat e fundvitit është kthyer në traditë për të gjithë ata që mezi i presin këto festa. Një shtrim elegant dhe i rafinuar për festat e fundvitit nga Glamour Home është gjithmonë zgjedhja ideale, pasi gjeni çdo produkt që ju duhet, deri në detajet më të vogla. Sugjerimi ynë fillon me setin bestseller të pjatave “Vintage Nutcracker” nga marka italiane Easy Life. Ky set vjen për ju si një kujtim i bukur nga e kaluara, për t’ju kthyer dhe një herë në memorie ndjesitë e ëmbla të fëmijërisë. Dekoruar me elemente festive në mënyrën më elegante, ky model klasik i arrëthyesit me dizajnin e famshëm kuadratik të kuq është thjesht fantastik. I kompletuar me të gjitha enët e domosdoshme, madje dhe me mbulesë tavoline, e bën këtë set një domosdoshmëri për çdo fundvit në shtëpinë tuaj.

 
Për sa i përket setit shoqërues të serviseve pa hezitim përmendim markën luksoze Zviceriane SolaSwiss. Me një cilësi premium 18/10, material Platinium punuar në sipërfaqe të shkëlqyeshme dhe dizajn unik.

 
Për të shtuar lartësi dhe harmoni në dekor sugjerojmë shandanet e kristalit që pasqyrojnë dritat dhe i japin më shumë shkëlqim tryezës tuaj. Ky dekor festiv plotësohet edhe më shumë me qirinjtë aromatikë Enzo De Gasperi, në veçanti ai me kanellë dhe black forest.
Për ta mbyllur, i shtojmë një prekje origjinaliteti dhe natyre, me disa degë bredhi të gjelbërta dhe voilà, një tjetër kujtim i bukur për t’u ruajtur në memorje.

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00
E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT

Frymëzohu për Dashurinë

Frymëzohu për Dashurinë

Për disa, Shkurti është një muaj emocionues, një kohë e mbushur me dhurata për ditën e Shën Valentinit apo momente të ëmbla me njerëzit e zemrës. Gjetja e aktiviteteve argëtuese për të bërë në ditën e Shën Valentinit nuk duhet të jetë e mërzitshme apo klishe. Të kërkosh ide të reja emocionuese për këtë ditë të veçantë, si psh një “date-night” kreativ, apo për të testuar receta të reja gatimi, është një justifikim i shkëlqyer që të ndryshosh rutinën dhe të bësh vend në planet e tua, për një mundësi të re që të shprehësh dashurinë. Kjo festë nuk ka të bëjë vetëm me kartolinat, lulet, apo filmat romantikë. Bëhet fjalë për t’u thënë njerëzve më të rëndësishëm për ju, se i vlerësoni dhe i doni, qoftë kjo përmes një dhurate të mirëmenduar apo kohës cilësore të shpenzuar sëbashku. Frymëzohu për dashurinë duke shprehur ndjenjat e tua familjes, miqve dhe sigurisht, njeriut tënd të zemrës.  Galeria ETC është një mundësi e mrekullueshme për të zbatuar planifikimet e mirëmenduara, në një aspekt më intim dhe më emocional. Një ditë ideale feste fillon me përzgjedhjen e dhuratës perfekte.
Day (9)

Nëse jeni në buxhet dhe dëshironi të nxirni më të mirën e mundshme nga një blerje ekonomike, sugjerimet tona na orientojnë drejt e tek LeFutur! Futu brenda në botën unike të dyqanit më të veçantë të dhuratave në kryeqytet. Me shumë pak shpenzime do të gjeni një dhuratë argëtuese, që do të mbetet si kujtim i bukur për gjithë jetën.

Sugjerimi i rradhës ju dërgon në librarinë Bookland. Një dhuratë, vlera e së cilës nuk matet me asgjë dhe vjen ne një paketim të kuruar, me temë romantike.
Sugjerimi i rradhës ju dërgon në librarinë Bookland. Një dhuratë, vlera e së cilës nuk matet me asgjë dhe vjen ne një paketim Nëse libri s’është ende zgjedhja optimale, ne ju drejtojmë në ndalesën e rradhës: Glamour Home. Ky destinacion ju siguron se nuk do të dilni duarbosh. Në dyqanin më të veçantë të dekoreve, mund të zgjidhni midis qindra fragrancave dhe qirinjve aromatikë, kornizave unike për të ruajtur kujtime të ëmbla, arushave prej pelushi, apo dhe setet e kuzhinës për t’i servirur partnerit dhe familjes suaj një darkë speciale për Shën Valentin.
Nëse dhuratat nuk janë gjuha juaj e dashurisë, ne ju orientojmë drejt shërbimeve të ndryshme që ofrohen në qendrën tonë. Selfie Museum Albania, risia e fundit në Galeria ETC ju mundëson të krijoni një album fotosh ndër më të veçantat, me kënde speciale për Shën Valentin, për ju dhe të dashurit tuaj.
Day (10)
Një kohë speciale për ju dhe të dashurit tuaj mund ta zbuloni në Perfect Beauty Zone, mes gamës së gjerë të shërbimeve estetike që ofron.
Më pas, për të shijuar këtë ditë romantike, rezervoni takimin tuaj në Living District Restaurant, me një menu të kuruar për një drekë apo darkë të paharrueshme.
Day (8)
Galeria ETC ju ofron një gamë të gjerë zgjedhjesh për t’i thënë “Të dua” gjysmës tuaj, me dhuratat më të veçanta nga dyqanet ekskluzive si Lancaster Paris, Natty Lingerie, apo marka ndërkombëtare luksoze Luisa Spagnoli.
Për një mbyllje të paharrueshme, shijoni fragrancat e veçanta të markave luksoze ndërkombëtare të parfumeve që Cryptic Haute Parfumerie ofron.Frymëzohu për dashurinë mes zgjedhjeve të shumta që do të gjesh në Galeria ETC, për t’i treguar të dashurve të tu, se për ju, ata vlejnë!
Day (7)

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00
E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT

Dete Kids

Dete Kids

Në Galeria Etc tashmë do të gjeni dyqanin më të ri dedikuar fëmijëve, Dete Kids.  Dete Kids ju ofron një gamë të gjerë veshjesh me dizajne unike dhe cilësi superiore të markave të njohura si Trussardi Kids dhe John Richmond të cilat do të jenë të preferuarat e vogëlushëve tuaj. Koleksioni i vjeshtës përmban veshje moderne, të rehatshme dhe plot ngjyra të gëzueshme. Një nga veshjet e sugjeruara për këtë sezon është xhupi John Richmond për djem. Xhupi është me mbushje prej puplash të vërteta i cili ju mban ngrohtë edhe në ditët më të acarta të dimrit. Ka gjithashtu kapuç dhe mbyllje me zinxhir. Detajet e logos gjenden si para dhe pas xhupit duke e bërë modern në trendet e momentit.

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00
E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT

LANCASTER PARIS

LANCASTER PARIS

Kur bëhet fjalë për çanta, ne kërkojmë  gjithnjë cilësinë më të mirë. Një produkt kaq i domosdoshëm duhet të jetë praktik, funksional dhe sigurisht elegant. Në Lancaster Paris ka mbërritur koleksioni i vjeshtës ku do të gjeni çanta të kombinueshme për çdo dalje tuajën. 

Kryefjala e sezonit janë ngjyrat e tokës, delikate dhe neutrale. Një nga modelet ikonike sugjeruar nga ne është “The Jodie x Lancaster” Ky model vjen lëkurë, rrezistente ndaj ujit. Me rrip të përshtatshëm në gjatësi të ndryshme dhe detaje metalike të shkëlqyeshme ngjyrë floriri. Me një prekje rok dhe stil bohemian “Jodie” vjen në katër ngjyra për të kompletuar çdo veshje tuaj.

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00
E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT