Dete Kids

Në Galeria Etc tashmë do të gjeni dyqanin më të ri dedikuar fëmijëve, Dete Kids.  Dete Kids ju ofron një gamë të gjerë veshjesh me dizajne unike dhe cilësi superiore të markave të njohura si Trussardi Kids dhe John Richmond të cilat do të jenë të preferuarat e vogëlushëve tuaj. Koleksioni i vjeshtës përmban veshje moderne, të rehatshme dhe plot ngjyra të gëzueshme. Një nga veshjet e sugjeruara për këtë sezon është xhupi John Richmond për djem. Xhupi është me mbushje prej puplash të vërteta i cili ju mban ngrohtë edhe në ditët më të acarta të dimrit. Ka gjithashtu kapuç dhe mbyllje me zinxhir. Detajet e logos gjenden si para dhe pas xhupit duke e bërë modern në trendet e momentit.

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00
E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT