Galeria ETC e ka një zgjidhje mjaft praktike për të gjithë prindërit që nuk lëvizin dot me të vegjlit e tyre nga Tirana në këto ditë të nxehta.
Në qendrën tonë kemi këndin e lojërave Playlab, një hapësirë e bollshme e ndarë në dy hapësira të dedikuara: këndi plot lojëra për fëmijët dhe pjesa e kafenesë ku prindërit mund të shijojnë një pije të freskët dhe të socializohen apo njihen me prindër të tjerë ndërkohë që shohin fëmijët teksa luajnë.
Playlab është një ambient i pastër dhe i freskët për prindërit dhe fëmijët në ditët e nxehta të verës. Ky kënd lojërash njihet tashmë si destinacioni i argëtimit dhe zhvillimit për fëmijët e moshave 1-6 vjeç pasi përveç lodrave të shumta, në Playlab organizohen festa ditëlindjesh, festa të mëdha organizuar nga stafi si dhe klasa arti pothuajse çdo javë.
Playlab është i pajisur me lojërat më të fundit zhvillimore për fëmijë dhe u ofron fëmijëve jo vetëm argëtim me lojëra të ndryshme por edhe zhvillim të shumë aftësive. Tubi rrëshqitës dhe rrjeta kacavjerrëse i ndihmojnë fëmijët të shkathtësohen duke zhvilluar aftësitë motorike ndërsa shtëpia e kukullave apo parku i makinave i ndihmon ata jo vetëm të marrin role të ndryshme por edhe të mësohen të luajnë në grup dhe të bashkëveprojnë.
Ardhja në këtë kënd lojërash ofron më shumë se kaq për prindërit pasi Playlab ka menduar edhe për ta. Në Playlab kemi një “bar” të vogël dhe një hapësirë me tavolina dedikuar prindërve, që ata të relaksohen por edhe të socializohen me prindër të tjerë që vizitojnë Playlab. Prindërit kanë mundësinë që të vizitojnë qendrën dhe dyqanet me veshje dhe lodra për fëmijë në katin e dytë, ndërkohë që fëmijët luajnë të qetë nën kujdesin e stafit të Playlab.
Jo vetëm kaq, por prindërit bashkë me fëmijët kanë gjithashtu mundësinë të konsumojnë një drekë të shijshme në restaurant Living District, i cili ndodhet në të njëjtin kat me Playlab (kati 2).
Një tjetër hapësirë mjaft e veçantë e Playlab është veranda e gjatë e cila ka përballë të gjithë bulevardin Dëshmorët e Kombit duke ofruar kështu një pamje marramendëse.
Prindërit shpesh zgjedhin të konsumojnë pijen apo të socializohen me njëri tjetrin në verandë, ndërsa fëmijët janë duke luajtur në ambientet e sigurta dhe të qeta të Playlab.
Playlab ofron gjithashtu hapësira të jashtme (në korridorin ku ndodhet këndi) për karrocat e bebeve, të cilat shpesh krijojnë një “parking” të vogël rreth derës kryesore të Playlab.
Ju ftojmë të zbuloni më shumë rreth këndit në fotot e mëposhtme dhe ju mirëpresim në Playlab, në Galeria ETC, kati i dytë.