GEA tejkalon edukimin tradicional duke sjellë në auditor dijet teorike dhe eksperiencat praktike më të mira sipërmarrëse, të ofruara nga mbi njëzetë trajnerë. Cfarë e bën një zgjdhje të domosdoshme edukimin në akademinë GEA është përditësimi i kurrikulës bazuar në sfidat sipërmarrëse globale dhe shqiptare si dhe trajtimin e këtyre temave nga trajnerë sipërmarrës të suksesshëm dhe ekspertë të njohur. Akademia është e përqëndruar në dy degë kryesore: “Sipërmarrje dhe Menaxhim” dhe “Pasuri të Paluajtshme dhe E-pronat”. Këto programe kanë një kohëzgjatjeje tre dhe/ose pesë mujore dhe janë e konceptuar mbi tre shtylla kryesore, me fokus në metodat e shkollave profesionale amerikane dhe europiane. Programi tre mujor synon t’u ofrojë studentëve njohuri gjithëpërfshirëse si profesionist dhe ndryshon nga programi pesë mujor që synon t’u ofrojë studentëve njohuri gjithëpërfshirëse si sipërmarrës. Shumë nga studentët (alumni) e GEA janë menaxherë dhe sipërmarrës të suksesshëm, të cilët tashmë pas tre viteve me akademinë janë pjesë e network-ut si partnerët tanë kryesore.