Profesioni trend i momentit? Akademia Gea sjell për studentët e saj atë që është sot sfida globale për edukimin e profesionit si “Ekspert imobiliar & E-pronat”

GEA tejkalon edukimin tradicional duke sjellë në auditor dijet teorike dhe eksperiencat praktike më të mira sipërmarrëse, të ofruara nga mbi njëzetë trajnerë. Cfarë e bën një zgjdhje të domosdoshme edukimin në akademinë GEA është përditësimi i kurrikulës bazuar në sfidat sipërmarrëse globale dhe shqiptare si dhe trajtimin e këtyre temave nga trajnerë sipërmarrës të suksesshëm dhe ekspertë të njohur. Akademia është e përqëndruar në dy degë kryesore: “Sipërmarrje dhe Menaxhim” dhe “Pasuri të Paluajtshme dhe E-pronat”. Këto programe kanë një kohëzgjatjeje tre dhe/ose pesë mujore dhe janë e konceptuar mbi tre shtylla kryesore, me fokus në metodat e shkollave profesionale amerikane dhe europiane. Programi tre mujor synon t’u ofrojë studentëve njohuri gjithëpërfshirëse si profesionist dhe ndryshon nga programi pesë mujor që synon t’u ofrojë studentëve njohuri gjithëpërfshirëse si sipërmarrës. Shumë nga studentët (alumni) e GEA janë menaxherë dhe sipërmarrës të suksesshëm, të cilët tashmë pas tre viteve me akademinë janë pjesë e network-ut si partnerët tanë kryesore.

Dega “Ekspert imobiliar & E-pronat”

Tregu i “Pasurive të Paluajtshme” në Shqipëri ka qenë i mirëvendosur në katër vitet e fundit. Pronat kanë marrë më shumë vlerë dhe tregu ka filluar të krijojë likuiditet. Paralelisht me këtë rritje është zhvilluar edhe cilësia e shërbimit dhe numri i ekspertëve imobiliar në treg është rritur.

Të punuarit si “ekspert imobiliar” vlerësohet shumë në mbarë botën.Prona është aseti më i vlefshëm për të gjithë ndaj aty ku shkëmbehen vlera të larta edhe përfitimet janë larta. Mbi të gjitha profesioni si asgjent imobiliar është “kënaqësi”! Ata të cilët kanë pasion kontaktin me njerëzit dhe zgjerimin e rrethit të tyre profesional mund të përfitojnë nga ky profil që të jep njëherazi mundësinë të konfigurosh kohën sipas nevojave të tua. Ky profesion ka dal gjithmonë e më shumë në pah, duke u kthyer në element të rëndësishëm në një transaksion që një pjesë të mirë të njerëzve u takon ta bëjnë ndoshta vetëm një herë në jetë.

Ky profesion hyn tek profesionet trend të momentit. Shpërblimet e një karriere në pasuri të paluajtshme janë një potencial për fitime të larta, status në komunitet, autonomi, liri në kohë, ndihma e njerëzve, sfida intelektuale dhe kënaqësia nga ato arritje. Numrat ka të ngjarë të jenë 4 deri në 6 milionë profesionistë në mbarë botën dhe në Evropë ka mbi 250,000 profesionistë të pasurive të paluajtshme. Është një profesion komod që të jep fleksibitet dhe të ardhura të konsiderueshme. Prona është aseti më i vlefshëm për të gjithë ndaj aty ku shkëmbehen vlera të larta edhe përfitimet janë larta. Mbi të gjitha profesioni si asgjent imobiliar është “kënaqësi”! Ata të cilët kanë pasion kontaktin me njerëzit dhe zgjerimin e rrethit të tyre profesional mund të përfitojnë nga ky profil që të jep njëherazi mundësinë të konfigurosh kohën sipas nevojave të tua. Ky profesion ka dal gjithmonë e më shumë në pah, duke u kthyer në element të rëndësishëm në një transaksion që një pjesë të mirë të njerëzve u takon ta bëjnë ndoshta vetëm një herë në jetë.

pic_02_newsletter

Henri Ford ka thënë dikur që nëse punësoni dikë që është më i mençur se ju, kjo do të tregojë se në fund, më i mençuri jeni ju! Ekspertët imobiliar kujdesen për marketimin sugjerojnë riparime strategjike dhe vendosin fotografi profesionale, ata nuk dinë vetëm se si të zhvillojnë një plan marketing por kanë finesën për të treguar avantazhin më të madh të pronës tuaj. Ekspertët imobiliar studiojnë historinë e tregut dhe i analizojnë këto të dhëna. Duke ditur shumë mirë cilat kushte tregu ishin në të kaluarën, ti mund të marrësh vendimin e duhur për pronën tënde në të tashmen. Jo vetëm që një ekspert ju kursen kohë dhe energji, por nëse jeni duke blerë ose shitur, do të përfundoni me më shumë para në xhepin tuaj.

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00

E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT