Këtë javë vijmë me sugjerime produktesh për plazh dhe për ditët e nxehta që sapo kanë filluar.

Nga dyqani The Body Shop ju sugjerojmë produktet e reja për kujdesin ndaj lëkurës, si scrub, zbutës, hidratues, krem mbrojtës ndaj diellit, etj.

Një produkt tjetër shumë me vlerë për temperaturat e larta është xheli hidratues në formë spray me vitaminë E, i cili hidraton dhe freskon fytyrën dhe ka efekt deri në 48 orë. Në sugjerimet tona nuk kanë sesi të mungojnë parfumet e reja me aroma lulesh. Janë të lehta, qëndrojnë gjatë dhe japin ndjesinë e freskisë për ditëte nxehta të verës.


Për një gjumë të qetë gjatë natës (sidomos kur jeni me pushime), ju sugjerojmë këtë abazhur që largon mushkonjat, nga dyqani Naked Earth (kati 2)


Këto çanta të vogla plazhi, bikinit dhe fustane plazhi nga Natty Lingerie janë kaq elegante dhe të veçanta për ju. Dyqanin Natty Lingerie e gjeni në katin e dytë në qendrën tonë.


Çanta për plazh ose për përdorim të përditshëm nga Society Limonta si dhe ky set i bardhë filxhanësh për shtëpinë tuaj të plazhit. Society Limonta ndodhet në katin e parë në qendrën tonë.


Këto modele çantash nga Lancaster Paris (kati i parë). Çanta në ngjyra dhe dizajne elegante që t’i kombinoni me veshjet e lehta të verës. Gjithashtu, ju sugjerojmë valixhet cilësore të udhëtimit.


Këmishat 100% lino për meshkuj nga marka të mirënjohura italiane që i gjeni vetëm në Butik Verona janë një tjetër sugjerim për lexuesit tanë. Butik Verona ndodhet në katin e parë.


Në dyqanin Luisa Spagnoli do të gjeni këtë kombinim kaq elegant. Veshja ideale për një aktivitet formal ku mund t’ju duhet të merrni pjesë gjatë verës. Luisa Spagnoli ndodhet në katin e parë.


Karrige relaksuese lëkundëse për ballkonin apo verandën tuaj si dhe ky shandan me motive antikiteti për tavolinën e ngrënies në ballkonin tuaj. Produktet i gjeni ekskluzivisht në dyqanin Glamour Home në hollin kryesor të qendrës, mbrapa shkallëve kryesore elektrike.


Ju sugjerojmë syzet më cool për ditët plot diell, nga marka Izi Pizi të cilat i gjeni ekskluzivisht në dyqanin Le Futur (kati 0), në Galeria ETC.


Nga parfumeri Cryptic Haute Parfumerie ju sugjerojmë të provoni markën e re që ka ardhur në dyqan Carner Barcelona, me aroma të veçanta unisex.


Këta peshq kaq të veçantë të pikturuar me dorë nga Vrioni Ceramice si dhe seti i gotave me motive rrushi janë aksesorë me të cilët mund të dekoroni ambientet tuaja. Janë gjithashtu një ide shumë e bukur për dhuratë. Vrioni Ceramice ndodhet në katin e parë në qendrën tonë.


Ky minifrigorifer portativ që t’ju mbajë pijet të freskëta gjatë kohës që merrni rreze dielli në breg të detit ose në pushime në mal. E gjeni në dyqanin Le Futur, në Galeria ETC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *