Prej disa ditësh Tirana është mbështjellë nga manteli i dritave vezulluese, të cilat duket sikur përqafojnë çdo rrugë e shesh të saj. Fasadat e ndriçuara të dyqaneve e qendrave tregtare, zbukurimet shumëngjyrëshe, shtëpizat e drurit, zërat melodikë të fëmijëve që rendin të kapin babagjyshin dhe drerët e tij, plotësojnë në mënyrë harmonike pamjen e kryeqytetit ketë mes dhjetor.
Ku ka festa, ka edhe dhurata dhe moderatorja e blogger-ja e njohur Jona Spahiu ka filluar t’i përgatisë që tani.