Aktivitete

për ty

GALERIA ETC FESTON PASHKËN ME AKTIVITETE PËR FËMIJËT

Galeria ETC ju fton të festoni Pashkën në një atmosferë festive plot ngjyra, surpriza dhe argëtim për të gjithë familjen.

Fëmijët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete kreative dhe argëtuese si egg hunt me surpriza reale, pikturim vezësh, lojëra interaktive dhe momente festive me animatorë të veçantë të Pashkëve.

Aktiviteti do të zhvillohet më 8 Prill, ora 18:00, në katin 0 të Galeria ETC.

Ju mirëpresim për një festë plot buzëqeshje dhe momente të bukura.

GALERIA ETC ORGANIZON “CUPID’S CHOCOLATE LAB” PËR SHËN VALENTIN

Në atmosferën romantike të Shën Valentinit, Galeria ETC sjell “Cupid’s Chocolate Lab”, një mbrëmje unike dedikuar çokollatës, verës dhe momenteve speciale për çifte.

Nën udhëheqjen e një chocolatier profesionist, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të krijojnë çokollatat e tyre handmade, ndërsa do të shijojnë gjithashtu një gotë verë të përzgjedhur nga Mas Boutique de Vins. Çdo çift do të përfitojë edhe një gift coupon ekskluziv nga Glamour Home.

Aktiviteti do të zhvillohet më 13 Shkurt, ora 18:30, në Living District, Galeria ETC.

Për rezervime dhe informacione të mëtejshme, kontaktoni në numrin: +355 68 809 2622.

Shkurt 2026 ETC Science

GALERIA ETC SJELL EVENTIN KREATIV “MAKE YOUR OWN SCENTED PERFUME”

Në kuadër të “International Women & Girls in Science”, Galeria ETC në bashkëpunim me Kids Rock Tirana organizon workshop-in kreativ “Make Your Own Scented Perfume” për fëmijë.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të krijojnë parfumin e tyre përmes një eksperience argëtuese dhe edukative, duke eksploruar botën e aromave dhe eksperimenteve kreative.

Aktiviteti do të zhvillohet më 11 Shkurt, ora 18:00, në ambientet e Galeria ETC.

Për rezervime dhe informacione të mëtejshme, kontaktoni në numrin: +355 68 809 2622.

GALERIA ETC ORGANIZON “GINGERBREAD HOUSE WORKSHOP”

Atmosfera festive vjen në Galeria ETC me “Gingerbread House Workshop”, një aktivitet kreativ dhe argëtues për fëmijët, organizuar në bashkëpunim me Cooking Class Tirana.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të krijojnë dhe dekorojnë shtëpitë tradicionale gingerbread, duke përjetuar nga afër magjinë e festave përmes një eksperience plot kreativitet dhe argëtim.

Aktiviteti do të zhvillohet më 10 Dhjetor, ora 18:00, në Living District, Galeria ETC.

Për rezervime dhe informacione të mëtejshme, kontaktoni në numrin: +355 68 809 2622.

BOOKLAND MIRËPRET AUTOREN MIRA KAZHANI NË GALERIA ETC

Bookland në Galeria ETC do të organizojë një takim special me autoren Mira Kazhani, në kuadër të promovimit dhe diskutimit mbi librin e saj më të shitur të muajit rozë, “Një ditë tjetër”.

Të apasionuarit pas letërsisë do të kenë mundësinë të bashkëbisedojnë me autoren dhe të zbulojnë më shumë rreth historisë dhe mesazheve që përcjell libri.

Ju mirëpresim më 15 Tetor, ora 18:00, në ambientet e librarisë Bookland, Galeria ETC.

Tetor 2025 Play lab

Halloween Party në PLAYLAB, argëtimi më “i frikshëm” i vitit po vjen

Këtë 30 tetor, PLAYLAB në Galeria ETC kthehet në shtëpinë misterioze të Familjes Addams, ku magjia, loja dhe tmerri bashkohen në një festë që premton shumë argëtim për fëmijët. Kostumet më të frikshme, muzika më energjike dhe surprizat më të çmendura do ta bëjnë këtë Halloween të paharrueshëm.

Mos harroni të vishni maskën tuaj më kreative dhe të bashkoheni në festën që do të bëjë të gjithë Tiranën të buzëqeshë!
30 Tetor | 18:00 | PLAYLAB, Galeria ETC

*Biletë për fëmijë: 800 lekë

BOOKLAND ORGANIZON EVENTIN “BOOKS & ART” NË GALERIA ETC

Bookland në Galeria ETC sjell eventin “Books & Art”, një aktivitet kreativ që ndërthur pasionin për librat me artin dhe imagjinatën.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zbulojnë libra me oferta speciale, si edhe të personalizojnë bookmark-et e tyre përmes elementëve artistikë dhe krijues.

Ju mirëpresim më 1 Tetor, ora 17:00, në ambientet e Bookland, Galeria ETC, për një pasdite plot kreativitet dhe frymëzim.

Tako kukullën Barbie në Galeria ETC

Ditën e premte, në datë 21 Korrik, ora 18:30, Barbie ju pret për të luajtur në 5 këndet më të bukura të shtëpisë së saj.

Make up vajzash dhe manikyr, ëmbëlsira rozë, foto  e plot argëtime të tjera, ka rezervuar ajo për ty. Mos mungo të premten, ora 18:30, kati 2 (pranë dyqanit Mayoral), në Galeria ETC.

Shkencetari i vogel rikthehet perseri! (Instagram Post (Square))

Rikthehet aktiviteti "Shkencëtarët e vegjël" Në Galeria ETc

Rikthehet në Galeria ETC aktiviteti shumë i dashur për fëmijët “Shkencëtarët e vegjël”, pas aktivitetit të parë mjaft të suksesshëm dhe argëtues që organizuam në 31 Maj, në bashkëpunim me komunitetin Steam Club Albania.

Aktiviteti do të mbahet më datë 15 Qershor, ora 18:00 në ambientet e Galeria ETC, kati 2 (ngjitur me dyqanin Mayoral). Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë fëmijët e moshës 6-14 vjeç.

Event në Bookland: Promovimi i librit "Jam e lumtur që nëna ime vdiq"

Më datë 15 Qershor, ora 14:30 në ambientet e  librarisë Bookland do të zhvillohet një event për promovimin e një prej librave më kontroversë të kohëve të fundit “Jam e lumtur që nëna ime vdiq”. Një histori e dhimbshme njerëzore që shpalos thellësitë e natyrës së njeriut dhe ekstremet që mund të arrijë ajo.

E ftuar për të folur mbi librin do të jetë përkthyesja Danina Hoxha Vaso. 

Ju mirëpresim më datë 15 Qershor, ora 14:30 në ambientet e këndshme të Bookland

Si u festua 1 qershori në Playlab Tirana?

1 qershori u festua në Playlab me personazhet Masha & Ariu, me punime piktore si dhe plot argëtim e dhurata për vogëlushët.

Për ditën e fëmijëve, Playlab ofroi: 
•Klasë Pikture
•Dhurata nga libraria Bookland
•Takim ekskluziv dhe foto me personazhin e Disney, Masha.
•Lojë e lirë në playground dhe muzikë argëtuese në sfond.

Festë për 1 qershorin në Selfie Museum Albania

Fëmijët e festuan 1 qershorin plot me aktivitete në ambientet e Selfie Museum Albania. Nga ora 17:00-19:0o, Selfie Museum Albania organizoi një pasdite të mbushur me lojra, dhurata e aktivitete duke nisur nga animacionet, face-painting, balloon art, etj. 

Gjithashtu, muzeu ofroi bileta me -50% ulje për 1 javë. 

"Shkencëtarët e vegjël", aktivitet për fëmijë

Më datë 31 Maj, Galeria ETC organizoi eventin “Shkencëtarët e vegjël” në bashkëpunim me Steam Club Albania si një mënyrë për të ofruar jo vetëm argëtim për blerësit tanë të vegjël por edhe për t’i edukuar dhe nxitur ata të përqafojnë shkencën. Aktiviteti u organizua në katin e dytë. 

Garë me makina në The Entertainer

Në kuadër të 1 qershorit, marka The Entertainer zhvilloi më datë 30 Maj aktivitetin “Garë me makina me telekomandë” ku u shpall një fitues i cili u shpërblye me dhurata nga The Entertainer.

 

Lojërat doodle dhe Xo në Galeria ETC

Në kuadër të festës së 1 qershorit, Galeria ETC organizoi disa lojëra kreative në ambientet e qendrës për të shndërruar galerinë në  një kënd të madh lojërash për vizitorët dhe blerësit tanë të vegjël. ETC Doodle u vendos në katin 0 ku çdo fëmijë që vizitoi qendrën kishte mundësinë të vizatonte dhe ngjyroste format e preferuara, ndërsa loja XO u vendos në katin e dytë dhe fëmijët luajtën me njëri tjetrin ndërsa prindërit blinin produkte në dyqanet e qendrës. 

ICONIC - Lancaster Paris feston 1 vit në Shqipëri

Marka franceze e çantave Lancaster Paris festoi 1 vjetorin në Shqipëri me eventin ICONIC në datat 19-20 Maj ku 13 influencers dhepersonazhe të medias morën pjesë në një maratonë aktivitetesh, në ambientet e dyqanit Lancaster në Galeria ETC si dhe në resortin e ri me 5 yje, Melia Durrës. 

Sfilata e luleve - event për fëmijë

Më datë 14 Prill në Galeria ETC do të zhvillojmë eventin “Sfilata e luleve”, një sfilatë mode nga vogëlushët modelë të Venus Academy të cilët do të promovojnë veshjet më të bukura nga 3 marka të veshjeve për fëmijë të Galeria ETC. Janë të ftuar të gjithë fëmijët që kanë dëshirë të jenë pjesë e një show argëtues plot surpriza. 

Ju mirëpresim në 📍Galeria ETC, kati 0

Panairi i librit ne librarine bookland

Libraria Bookland do të zhvillojë Panairin e Librit në periudhën 6-16 Prill, me oferta deri në 50% ulje për titujt shqip dhe oferta të tjera për librat në anglisht.

📍Galeria ETC, kati 2

Milo Lepurushi vjen në Galeria ETC

Rikthehet Milo Lepurushi në Galeria ETC, këtë herë për të gatuar së bashku me vogëlushët bukën dhe ëmbëlsirat e Pashkëve.

Së bashku me Papare The Beauty of Small Things, ju presim të gjithëve ditën e enjte në orën 18:00, në restorant Living District.

📍Galeria ETC, kati 2

Bisedë me Zhaklin Lekatarin në bookland

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me të ftuar speciale Zhaklin Lekatarin, do të diskutojmë rreth letërsisë feministe dhe ndikimit të saj në botën moderne.

Jeni të gjithë të mirëpritur! Galeria ETC|Kati2

Data 8 Mars; Ora 17:00

Takim me autorin dritan sulçebe në bookland

Takim me autorin Dritan Sulçebe, mbi romanin e ri “Kohë astrale”. Ju mirëpresim të gjithëve ditën e enjte, data 23 Shkurt, ora 18:00, Galeria ETC | Kati 2

Festa e hapjes së dyqanit Society Limonta

Society Limonta Tirana, Opening Party të enjten më 02.03.2023 / Ora: 18:00-21:00

Galeria ETC | Kati 1

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00
E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT