Ditën e premte, në datë 21 Korrik, ora 18:30, Barbie ju pret për të luajtur në 5 këndet më të bukura të shtëpisë së saj.
Make up vajzash dhe manikyr, ëmbëlsira rozë, foto e plot argëtime të tjera, ka rezervuar ajo për ty. Mos mungo të premten, ora 18:30, kati 2 (pranë dyqanit Mayoral), në Galeria ETC.
Më datë 15 Qershor, ora 14:30 në ambientet e librarisë Bookland do të zhvillohet një event për promovimin e një prej librave më kontroversë të kohëve të fundit “Jam e lumtur që nëna ime vdiq”. Një histori e dhimbshme njerëzore që shpalos thellësitë e natyrës së njeriut dhe ekstremet që mund të arrijë ajo.
E ftuar për të folur mbi librin do të jetë përkthyesja Danina Hoxha Vaso.
Ju mirëpresim më datë 15 Qershor, ora 14:30 në ambientet e këndshme të Bookland
1 qershori u festua në Playlab me personazhet Masha & Ariu, me punime piktore si dhe plot argëtim e dhurata për vogëlushët.
Për ditën e fëmijëve, Playlab ofroi:
•Klasë Pikture
•Dhurata nga libraria Bookland
•Takim ekskluziv dhe foto me personazhin e Disney, Masha.
•Lojë e lirë në playground dhe muzikë argëtuese në sfond.
Fëmijët e festuan 1 qershorin plot me aktivitete në ambientet e Selfie Museum Albania. Nga ora 17:00-19:0o, Selfie Museum Albania organizoi një pasdite të mbushur me lojra, dhurata e aktivitete duke nisur nga animacionet, face-painting, balloon art, etj.
Gjithashtu, muzeu ofroi bileta me -50% ulje për 1 javë.
Më datë 31 Maj, Galeria ETC organizoi eventin “Shkencëtarët e vegjël” në bashkëpunim me Steam Club Albania si një mënyrë për të ofruar jo vetëm argëtim për blerësit tanë të vegjël por edhe për t’i edukuar dhe nxitur ata të përqafojnë shkencën. Aktiviteti u organizua në katin e dytë.
Në kuadër të 1 qershorit, marka The Entertainer zhvilloi më datë 30 Maj aktivitetin “Garë me makina me telekomandë” ku u shpall një fitues i cili u shpërblye me dhurata nga The Entertainer.
Në kuadër të festës së 1 qershorit, Galeria ETC organizoi disa lojëra kreative në ambientet e qendrës për të shndërruar galerinë në një kënd të madh lojërash për vizitorët dhe blerësit tanë të vegjël. ETC Doodle u vendos në katin 0 ku çdo fëmijë që vizitoi qendrën kishte mundësinë të vizatonte dhe ngjyroste format e preferuara, ndërsa loja XO u vendos në katin e dytë dhe fëmijët luajtën me njëri tjetrin ndërsa prindërit blinin produkte në dyqanet e qendrës.
Marka franceze e çantave Lancaster Paris festoi 1 vjetorin në Shqipëri me eventin ICONIC në datat 19-20 Maj ku 13 influencers dhepersonazhe të medias morën pjesë në një maratonë aktivitetesh, në ambientet e dyqanit Lancaster në Galeria ETC si dhe në resortin e ri me 5 yje, Melia Durrës.
Më datë 14 Prill në Galeria ETC do të zhvillojmë eventin “Sfilata e luleve”, një sfilatë mode nga vogëlushët modelë të Venus Academy të cilët do të promovojnë veshjet më të bukura nga 3 marka të veshjeve për fëmijë të Galeria ETC. Janë të ftuar të gjithë fëmijët që kanë dëshirë të jenë pjesë e një show argëtues plot surpriza.
Ju mirëpresim në 📍Galeria ETC, kati 0
Libraria Bookland do të zhvillojë Panairin e Librit në periudhën 6-16 Prill, me oferta deri në 50% ulje për titujt shqip dhe oferta të tjera për librat në anglisht.
📍Galeria ETC, kati 2
Rikthehet Milo Lepurushi në Galeria ETC, këtë herë për të gatuar së bashku me vogëlushët bukën dhe ëmbëlsirat e Pashkëve.
Së bashku me Papare The Beauty of Small Things, ju presim të gjithëve ditën e enjte në orën 18:00, në restorant Living District.
Galeria ETC, kati 2
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me të ftuar speciale Zhaklin Lekatarin, do të diskutojmë rreth letërsisë feministe dhe ndikimit të saj në botën moderne.
Jeni të gjithë të mirëpritur! Galeria ETC|Kati2
Data 8 Mars; Ora 17:00
Takim me autorin Dritan Sulçebe, mbi romanin e ri “Kohë astrale”. Ju mirëpresim të gjithëve ditën e enjte, data 23 Shkurt, ora 18:00, Galeria ETC | Kati 2
Society Limonta Tirana, Opening Party të enjten më 02.03.2023 / Ora: 18:00-21:00
Galeria ETC | Kati 1