Shkëlqeni me kristalet e LoriBlu

LoriBlu lindi nga dashuria dhe dëshira për të realizuar këpucë në mënyrën më perfekte. Me një eksperiencë më shumë se 40 vjeçare LoriBlu përfaqëson një stil elegant, lakonik dhe plotë shkëlqim, gjithmonë i përshtatshëm për të shprehur përsosmërinë e krijimtarisë duke mbartur një histori arritjesh dhe sfidash bën që sot të jetë një nga markat luksoze në biznesin e këpucëve, pikë e rëndësishme referimi e një tradite vitale dhe inovative nën siglën “Made in Italy”.
Të punuara nga lëkura më e mirë italiane dhe zbukuruar me një prekje delikate kristalesh LoriBlu nxjerr në pah anën tuaj më elegante. Punuar nga mjeshtrit italianë dhe zbukuruar vetëm me gurë të një cilësije të lartë, këpucët LoriBlu janë një vepër arti.

WhatsApp Image 2023-01-09 at 2.25.34 PM

Në koleksionin më të ri do të gjeni:

Gjysmë çizme bezhë me kristale – 

Elegante plot sharm, çizmet tona ekskluzive rozë prej kamoshi, tërheqin vëmendjen falë rripit të dyfishtë ngjyrë ari të mbushur me kristale swarovski. Kombinojini ato me veshjet tuaja më sensuale të sezonit.

Gjysmë çizme të zeza me kristale –

Magjepsëse dhe skenike, çizmet tona ekskluzive bien në sy falë kristaleve swarovski të aplikuara në të gjithë pjesën e jashtme. E përkryer për te spikatur në eventet tuaja.

WhatsApp Image 2023-01-09 at 2.25.32 PM (1)
WhatsApp Image 2023-01-09 at 2.25.34 PM (1)

Dekolte gold coco – 

Stiletot elegante prej lëkure në ngjyrë ari me efekt krokodili janë sugjerimi perfekt për tu kombinuar me veshjet në çdo sezon.

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00

E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT