Selfie Museum Albania, atraksioni më IN në kryeqytet

Koncepti i një “muzeu selfie”, i njohur ndryshe si muze i Instagramit është përdorur gjerësisht që nga viti 2015 për të përshkruar trendin në rritje të galerive të artit me mjedise të dizajnuara mirë, spektakolare dhe interaktive për fotografi dhe video trendi që do të gjejnë vend në mediet sociale. Popullariteti i kësaj tipologjie është rritur ndër vite, duke u mundësuar të gjithëve, të kenë një përvojë unike, argëtuese dhe mjaft kreative. Ndërkohë, instalacionet artistike shërbejnë si sfonde për foton perfekte. Ekzistojnë më shumë se 2000 muzeume-selfie në të gjithë botën, duke i bërë këtë koncept një ndër atraksionet turistike më të dashura.
9913332f-d9ef-438f-8a94-0120b2653914
Karakteristikat tipike të ekspozitave në një muze selfie përfshijnë sfonde shumëngjyrëshe, rekuizita të tepërta dhe iluzione optike, të tilla si anamorfoza. Në muzeun e selfie-ve, njerëzit mund të bëjnë selfie me rekuizita dhe sfonde të ndryshme. Ata mund të bëjnë fotografi, të argëtohen dhe të krijojnë kujtime të veçanta.
Së fundmi, trendi mbarëbotëror i muzeut të selfie-ve, vjen për herë të parë dhe në Shqipëri, si muzeu më i madh në rajon. Selfie Museum Albania, muzeu i fotografive të artit bashkëkohor, hap dyert në katin e parë të Galeria ETC, si një atraksion për të gjithë përdoruesit e medieve sociale, nga gjithë bota. Aktualisht me njëzetë dhomëza argëtuese të dizajneve nga më të ndryshmet mund të gjeni këndin e duhur pë të bërë një ose disa fotografi për të zbukuruar feed-in e instagramit apo rrjeteve të tjera sociale që ju keni.
687b0e4d-e64d-425c-a405-8ec4cdd022a6
2cc7b01a-bb5e-43fd-ad81-755679f61030
Ky muze do të ketë gjithmonë ndryshime dhe përditësime të hapësirave çdo muaj ku në muajin e gjashtë do të jetë plotësisht i ndryshuar. Dy herë në vit dhomat do të rikonceptohen por çdo muaj do të ketë dhoma me sfonde të reja. Instalacionet shumëngjyrëshe me karamele, dhoma e pasqyrave, këndi i telefonave apo kopertina e revistës “Who” janë disa prej ambienteve që do të gjeni midis të tjerave. Selfie Museum Albania përveç fokusit tek fotografia do të organizoj dhe aktivitete me tematika të ndryshme që do të zhvillohen në mënyrë kalendarike. Për herë të parë në një qendër tregtare, ju ftojmë të shprehni kreativitetin tuaj me foto/video, si dhe të përjetoni një eksperiencë unike.

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00

E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT