Koncepti i një “muzeu selfie”, i njohur ndryshe si muze i Instagramit është përdorur gjerësisht që nga viti 2015 për të përshkruar trendin në rritje të galerive të artit me mjedise të dizajnuara mirë, spektakolare dhe interaktive për fotografi dhe video trendi që do të gjejnë vend në mediet sociale. Popullariteti i kësaj tipologjie është rritur ndër vite, duke u mundësuar të gjithëve, të kenë një përvojë unike, argëtuese dhe mjaft kreative. Ndërkohë, instalacionet artistike shërbejnë si sfonde për foton perfekte. Ekzistojnë më shumë se 2000 muzeume-selfie në të gjithë botën, duke i bërë këtë koncept një ndër atraksionet turistike më të dashura.