Hapur që prej vitit 2006, GALERIA ETC është e para dhe e vetmja qendër tregtare e stilit galeri në Shqipëri.
E pozicionuar në qendër të Tiranës, në një prej ndërtesave më të bukura të qytetit, Europian Trade Center është një kombinim i arkitekturës moderne ku ndërthuren funksione të tipit tregtar, biznes, shërbim dhe residencë banimi.
Pozicioni strategjik i GALERIA ETC ofron lehtësi në aksesueshmërinë e saj si një pikë e rëndësishme referimi në qytet, vetëm 2-5 minuta në këmbë nga zonat më të frekuentuara dhe të vizituara nga çdo shqiptar , por edhe i huaj që viziton Tiranën si: Sheshi Skënderbej, Tajvani, Piramida, zona e Bllokut, Liqeni Artificial, Katedralja Katolike etj, por edhe shumë pak minuta me makinë nga zonat e banuara nga familjet e nivelit të mesëm dhe të lartë si: Liqeni i Thatë, Komuna e Parisit, Rolling Hills, Quite Lake etj.
GALERIA ETC ka një numër prej më shumë se pesëdhjetë dyqanesh, ku vetëm në vitin e fundit janë hapur mbi pesëmbëdhjetë prej tyre. Është shtëpia ekskluzive e shumë markave ndërkombëtare si: Lancaster Paris, Mayoral, The Body Shop, Enzo De Gasperi, Luisa Spagnoli e shumë të tjera.
Me katër kate shërbim tregtar dhe rreth 1300 hapësira parkimi tokësor e nëntokësor shumë pranë saj ofron një eksperiencë cilësore, praktike dhe unike në blerje. Me një fokus të veçantë tek familja GALERIA ETC ka krijuar një “hapësirë magjike”, një kat të gjithin kushtuar fëmijëve, ku prindërit mund të plotësojnë nevojat në blerje për artikuj e marka cilësore në një kohë të shkurtër dhe fëmijët të argëtohen e të jenë të lumtur.
GALERIA ETC është pjesë e CONCORD INVESTMENT GROUP, një prej grupeve më të mëdha e të rëndësishëm të investimeve në Shqipëri, me një portofol të larmishëm kompanish dhe shërbimesh ku mund të përmendim: ndërtimin dhe infrastrukturën në prodhimin e agregateve dhe betonit, media dhe telekomunikacion, energji, logjistikë, pasuri të paluajtshme, turizëm, shitje me pakicë, shitje makinash etj. Këto shërbime kanë mundësuar zhvillimin e vendit nëpërmjet strategjive, projekte turistike, ndërtime cilësore, inovacioneve në telekomunikacion dhe media si dhe partneritete ekskluziviteti me markat ndërkombëtare të niveleve mbi mesataren në shitjen me pakicë.