SHËRBIMI I KLIENTIT
- +355 4 22 54 100
- +355 4 22 54 100
Historia e nje stilisti francez teatri, i cili i dha ngjyra e alegri botës së veshjeve për fëmijë.
Brandi francez i veshjeve për fëmijë Du Pareil au même (DPam) së shpejti hap për herë të parë dyert në Shqipëri. DPam është pjesë e garderobës së fëmijëve francezë prej më shumë se 30 vitesh duke modernizuar tregun që në fillesat e tij. Firma njihet për një vizion të veçantë me ngjyra radiante e motive unike, dhe mbi të gjitha njihet për cilësinë e shkëlqyer të sjellë me çmime ekonomike.
Dyqani i parë DPam është hapur në vitin 1986. Ai u krijua nga një stilist teatri që përdori kreativitetin e skenës plot imagjinatë me synimin për të krijuar veshjet shumëngjyrëshe e të larmishme. Kjo filozofi ndiqet dhe sot, ndaj dhe veshjet DPam jane sa unike po aq edhe universale. Sot, dyqanet DPam i gjen në mbi 30 shtete kudo në botë me veshje për çdo rast e për çdo moshë, nga të sapolindurit e deri tek adoleshentët.
DPam do të thotë liri. Shumëllojshmeria e produkteve krijon shumë hapësira për siknronizime, me idenë që fëmijët të vishen e të kombinohen vetë në përditshmëri sipas shijeve të tyre. Duke respektuar personalitetin e klientëve të vegjël, DPam u ofron një eksperinencë të këndshme që do t’i shoqërojë ata ndër vite.
DPam do të jetë një prej dyqaneve të reja që do ti shtohen Galeria ETC prej muajit Tetor.