8 Ide Dhuratash për “8 Mars”

Dita Ndërkombëtare e Gruas, njohur ndryshe si “8 Mars-i” është dita globale që feston arritjet sociale, historike, kulturore dhe politike të grave. Dita u shënua gjithashtu në mbështetje të ndërmarrjes së veprimeve kundër pabarazisë gjinore në mbarë botën. Ne të gjithë e dimë se bota nuk mund të funksiononte pa gratë ndaj është dita për të vlerësuar përpjekjet e tyre. Përgjatë viteve, 8 Marsi, e ka humbur kuptimin politik dhe është bërë një ditë feste. Por çfarë mund t’i dhuroni bashkëshortes, nënës, motrës, shoqes apo mikeshës suaj në një ditë si kjo? Galeria ETC ju ofron një gamë të gjerë zgjedhjesh për t’i treguar mirënjohjen dhe vlerësimin për gruan e jetës suaj. Ja tetë ide që mund ta surprizojnë:

Një çantë ndryshe nga të tjerat.

Ka shumë çanta? Cila femër nuk ka dhe nuk do të tjera? Një model i ri kujt nuk do t’i pëlqente? Një çantë e vogël dore për mbrëmjet me mikeshat e saj apo një model më i madh për përditshmërinë nga Lancaster Paris është përgjigja. Një produkt kaq i domosdoshëm duhet të jetë praktik, funksional dhe sigurisht elegant. Lancaster Paris do të gjeni çanta të kombinueshme për çdo dalje. Me lëkurë origjinale dhe mundësi zgjedhjesh në modele apo ngjyra çanta do të ishte një zgjidhje e zgjuar për dhuratë.

Një set me produkte kozmetike

Thuhet se bukuria është burimi i gëzimit, rehatisë dhe vetëvlerësimit të një personi. Produktet e bukurisë dhe kujdesit ndaj vetes janë më shumë një ritual i përditshëm i dashurisë ndaj vetes. Shikoni opsionet e dhuratave të banjës dhe trupit për ledhatim të lëkurës ose gjeni dhurata për shije më të ndërlikuara nga gama e makeup-it ose kujdesit të lëkurës dhe aksesorëve, të preferuara nga të gjithë vetëm në “The Body Shop”.

16

Një kornizë fotosh ku tregohen disa breza

Ky destinacion ju siguron se nuk do të dilni duarbosh. Në dyqanin më të veçantë të dekoreve Glamour Home, mund të zgjidhni midis kornizave unike për të ruajtur kujtime të ëmbla, qindra fragrancave dhe qirinjve aromatikë apo dhe setet e kuzhinës për shtrimin e tryezës në ditë speciale.

Këpucë këpucë këpucë

Sa më shumë të kemi asnjëherë nuk mjaftojnë. Këpucë klasike, sandale elegante, me take të lartë për mbrëmje, komode për në punë, me dizajn unik apo me stil më të guximshëm Lori Blu është përgjigja. Këpucët LoriBlu janë vepër arti, përfaqësojnë një stil elegant, lakonik dhe plotë shkëlqim. Të punuara nga lëkura më e mirë italiane dhe e zbukuruar me një prekje delikate kristalesh i bëjnë këpucët LoriBlu dhuratën perfekte për të lumtuar këdo.

Ajo meriton një pasdite relaksi në “Perfect Beauty Zone”

Kohë speciale për apo me mikeshën tuaj mund ta zbuloni në “Perfect Beauty Zone”, mes gamës së gjerë të shërbimeve estetike që ofron. Në një mjedis profesional dhe mikpritës kjo qendër estetike ofron një gamë të gjerë shërbimesh ndaj flokëve, artit të thonjve dhe përmirësimit e mbrojtjes së lëkurës. Lëre veten në duart e profesionistëve të “Perfect Beauty Zone” dhe do të mahnitesh me rezultatin.

Le Futur për dhurata argëtuese

Nëse jeni në buxhet dhe dëshironi të nxirni më të mirën e mundshme nga një blerje ekonomike, sugjerimet tona na orientojnë drejt e tek LeFutur! Futu brenda në botën unike të dyqanit më të veçantë të dhuratave në kryeqytet. Me shumë pak shpenzime do të gjeni një dhuratë argëtuese, që do të mbetet si kujtim i bukur për gjithë jetën.

Parfumin e saj të preferuar

Për një mbyllje të paharrueshme, shijoni fragrancat e veçanta të markave luksoze ndërkombëtare të parfumeve që Cryptic Haute Parfumerie ofron. Frymëzohu mes zgjedhjeve të shumta që do të gjesh në Galeria ETC, për t’i treguar gruas së jetës se sa e rëndësishme është për ju.

Selfie Museum Albania

Nëse dhuratat nuk janë gjuha juaj e dashurisë, ne ju orientojmë drejt shërbimeve të ndryshme që ofrohen në qendrën tonë.  Selfie Museum Albania, risia e fundit në Galeria ETC ju mundëson të krijoni një album fotosh ndër më të veçantat, me kënde speciale për “8 Mars”, për ju dhe mikeshat tuaja.

Untitled design (1)

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00

E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT