Kohët e fundit, në botën e modës janë bërë shumë të famshme termat “old money” dhe “quiet luxury”, referuar një stili të caktuar veshjeje apo të dukjes së jashtme. 

Po për çfarë bëhet fjalë? Ky trend ka filluar 2-3 vitet e fundit nga personalitete të fushës së modës të cilët promovojnë dhe nxisin audiencat e tyre të investojnë në veshje të përbëra nga materiale cilësore dhe që zgjasin në kohë, që prodhohen nga kompani të cilat respektojnë të drejtat e punonjësve dhe ambientin. 

Marka italiane Luisa Spagnoli është një nga përfaqësueset më të denja të kësaj lëvizjeje. Luisa Spagnoli është një markë që prej më shumë se një shekulli vesh vajzat dhe gratë me veshje elegante, të thjeshta por luksoze për momente të ndryshme gjatë ditës apo veshje për evente. 

Ajo çfarë i bën luksoze veshjet e markës janë materialet e cilësisë premium, të përzgjedhura me kujdes nga vende të ndryshme të botës; është qepja dhe stilimi i detajeve me dorë duke treguar kujdes të lartë dhe perfeksion, gjithmonë duke patur në mendje kohëzgjatjen e produktit dhe rehatinë që të jep në trup; janë punimet me grep dhe gjilpërë me materiale ekskluzive, është kujdesi që tregohet gjatë dizajnimit të çdo detaji të veshjeve, e shumë elementë të tjerë. 

Marka mban emrin e krijueses së saj, Luisa Spagnoli, biznesmene italiane e cila e nisi karrierën si pastiçiere dhe më pas u bë pjesë e botës së biznesit me hapjen e dyqanit nën emrin e saj “Luisa Spagnoli”, sot prezent në 135 vende. Lindur në vitin 1877 në Perugia të Italisë, Luisa Spagnoli nuk ishte një vajzë e thjeshtë. Ajo u shndërrua në një biznesmene dhe inovatore që kontribuoi dhe la gjurmë në ekonominë dhe modën italiane. Luisa Spagnoli është gjithashtu krijuese e çokollatës së famshme Baci.  

Luisa Spagnoli është prezente në tregun shqiptar prej 16 vitesh, me dyqanin ekskluziv për Shqipërinë në Galeria ETC në katin e parë. Marka është mjaft e preferuar nga shumë vajza dhe gra shqiptare të cilat zgjedhin Luisa Spagnoli për momentet e tyre më të rëndësishme, evente, dalje mediatike apo sete fotografike pasi në veshjet LS gjejnë cilësinë e lartë që duan, elegancën dhe finesën që u përshtatet. 

Filozofia e Luisa Spagnoli është e thjeshtë: LS krijon veshje me dizajne të thjeshta, fine dhe elitare, por me materiale të cilësisë më të lartë duke ofruar kështu një eksperiencë luksoze për blerëset, të cilat shijojnë elegancën dhe cilësinë e lartë të veshjeve për përditshmëri ose veshje për aktivitete, evenimente të ndryshme. 

Copat dhe materialet përzgjidhen dhe dizajnohen me mjeshtëri në Itali. Kjo i bën veshjet të kenë jetëgjatësi, të mos e humbasin cilësinë dhe shkëlqimin ndër vite. Janë pikërisht këto elementë që e bëjnë një markë të jetë pjesë e kategorisë “quiet luxury”, një markë që nuk përdor logo të mëdha apo nuk përpiqet të duket si një produkt i shtrenjtë edhe pse materialet dhe cilësia e produktit janë të larta dhe të shtrenjta. 

Në fakt, trendi “quiet luxury” shkon përtej stilit apo cilësisë së veshjes. është një lëvizje në formë revolte që sa vjen e rritet kundër prodhuesve fast fashion apo shumë markave të tjera të lira të cilat kanë mbiprodhim produktesh të cilësisë së ulët në kohë rekord. Ky mbiprodhim po shkakton ndotje të mëdha në mjedis në vendet e prodhimit si dhe rritje të ndjeshme të dioksidit të karbonit duke ndotur ajrin dhe duke nxitur më shumë ngrohjen globale. 

Janë lëvizje të tilla që na edukojnë të përqafojmë marka si Luisa Spagnoli që ofrojnë cilësi të përhershme dhe veshje “statement” që mund t’i trashëgojmë në brezat e ardhshëm. 

Për fushatën e vitit 2023, Luisa Spagnoli riktheu elementë të modës së viteve 60të dhe 70të duke propozuar një stil të rafinuar, femëror por spontan dhe dinamik. 

Më poshtë gjeni disa foto nga koleksioni pranverë/verë 2023. 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *