Në dilemë ku të festoni “8 Marsin”?

Çdo grua është krijesë unike, një botë më vete që meriton të ndihet dhe të vlerësohet edhe me papërsosmëritë e saj. E dëshiruar për ta jetuar këtë ditë të rëndësishme, vendi ku mund ta festojnë është po aq i veçantë. Pikërisht, ai ndodhet në zemër të Tiranës, në një nga ndërtesat më të bukura të kryeqytetit siç është Galeria ETC dhe fare thjesht i aksesueshëm “Living District Restaurant”, i cili ofron një atmosferë mikpritëse me një staf të kualifikuar.

Untitled design

Ky restorant ndahet në tre hapësira dedikuar shijeve tuaja: hapësira brenda një ambienti të kuruar në detaj ku arredimi të ofron mikpritje e shumë ngrohtësi me tryeza të drunjta e dekore që zbusin shikimin, me tonalitete të qeta e në harmoni me dizajnin. Me kapacitet deri në 120 persona ambienti është i përshtatshëm për organizime eventesh të personalizuara, festash, ditëlindjesh apo drekë a darka biznesi, ideal për të festuar “8 Mars-in” me koleget, shoqet apo të afërmit tuaj.

Hapësira tjetër është veranda, ambient i hapur me pamje drejtuar qendrës së kryeqytetit që siguron komoditet si dhe mund të shfytëzohet për duhanpirësit. Gjithashtu në “Living District Restaurant” do të gjeni Prive-në, hapësirën dedikuar personave që kërkojnë privatësi, zhvillojnë takime apo duan qetësi. E disponueshme për pronotime me kapacitet për njëzetë persona stafi do tu përgjigjet kërkesave me përkushtim, pasi janë të kualifikuar për t’i bërë njerëzit të lumtur çdo ditë.

250388915_2312641388871489_573058539726304824_n
161836218_117005633747031_6176197604236967511_n

Ne e dimë se rruga drejt zemrave tuaja është vetëm përmes ushqimit të shijshëm e cilësor ndaj vend primar zë kuzhina e për këtë jemi kujdesur që shefin e kuzhinës ta kemi ndër më kualifikuarit. Me një përvojë më shumë se 17-vjeçare në këtë profesion, ku dhjetë prej tyre jashtë kufijëve në shtete si Anglia e Skocia ka sjellë një miks kulturash në kuzhinë. Një shef i mirë e përdor ushqimin jo vetëm për të joshur shijen, por edhe për të treguar pasionin, historinë e dëshirën. Në restorant do të gjeni pjata të krijuara me mjeshtëri e fantazi që kanë shumë për t’iu treguar shqisave dhe kureshtjes suaj. Këto shije bëhen edhe më të plota e marrin formë kur miksohen me momente të bukura që të mbesin gjatë në kujtesë.

Mbi të gjitha në këtë vend mund të jetosh shumë momente, që nga mëngjesi që shërbehet çdo ditë nga ora 09:00-11:00, një drekë të shpejtë e të shijshme që “bussines lunch” ofron nga e hëna në të premte prej orës 11:00- 15:00, një drekë nga menuja frymëzuar nga shije të ndryshme që është gjithmonë në zhvillim e sipër dhe me më shumë mundësi zgjedhjesh, një darkë me shoqërinë, familjen apo një darkë romantike me personin e zemrë duke ju sjellë në tryezë ushqim të ekuilibruar ndërthurur me pjata të kompozuara në mënyrë elegante, sepse “Living District Restaurant” është pikëtakimi i të gjitha shijeve të jetës.

126057443_209118963989636_8348169068982961820_n

ADRESA

Galeria ETC,
Rruga Bajram Curri, Tiranë 1000

ORARI

E Hënë – E Premte 09:00 -21:00

E Shtunë – E Diel 10:00 -20:00

SHËRBIMI I KLIENTIT